Dëbora pushton vendin: Rrëzohet një autobus në Shkodër, në Korçë trashësia 1 metër

 Read in English

Reshjet e dëborës kanë vazhduar edhe përgjatë mëngjesit të sotëm. Sipas raportimeve situata është rënduar tejmase në Bulqizë, ku rruga nacionale Bulqizë- Peshkopi kalohet me shumë vështirësi dhe herë pas herë bllokohet.

Nga ana tjetër, në qytetin e Korçës trashësia e dëborës ka arritur 1 metër dhe aksi Korçë-Dardhë, Korçë-Ersekë, Pustec-Goricë janë të kalueshëm me shumë vështirësi, vetëm me zinxhirë.

Shumë nga rrugët e fshatrave janë të bllokuara dhe të pakalueshme. Vithkuq, Lekas, Moglicë, Panarit, Podgorie, Vreshtas, Sheqeras, Shengjergj, Dardhas, që prej mbrëmjes së djeshme janë pa energji elektrike.

Ndërkohë, në orët e para të mëngjesit, në aksin Shkodër-Shirokë-Zogaj, autobusi që bën këtë linjë duke transportuar qytetarët është rrëzuar në anën tjetër të rrugës, si pasojë e borës dhe ngricave. “BalkanWeb” raporton se pavarësisht që shoferi dhe pasagjerët rrezikuan jetën, fatmirësisht nuk ka asnjë të lënduar.

Po kështu, qarkullimi në pjesën e sipërme të qytetit të Gjirokastrës është i pamundur, ashtu si edhe në disa fshatra të Dibrës apo Librazhdit.

*Lajmi mbetet në përditësim

Artikuj të ngjashëm