Studentët mbyllen brenda Juridikut: Bllokojnë hyrjen kryesore!

 Read in English

Vazhdon protesta e studentëve edhe gjatë mëngjesit të sotëm, ku disa prej tyre janë mbyllur brenda Fakultetit të Drejtësisë në Tiranë.

Të rinjtë kanë bllokuar korridorin dhe derën e jashtme duke u shprehur të vendosur se do qëndrojnë në fakultet të paktën deri ditën e dielë. BalkanWeb raporton se studentët synojnë ta vazhdojnë qëndresën dhe të mos largohen pa u përmbushur kërkesat e tyre.

Studentët kanë paraqitur këto kërkesa pranë dekanatit:

1. Shtyrja e sezonit dhe procesit mësimor deri në dhënien e një përgjigjeje përfundimtare.

2. Shtyrja e afatit të pagimit të tarifave dhe shtyrja e procedurave për marrjen e bursave deri në dhënien e një përgjigje përfundimtare.
3. Nisja e një plan veprimi nga dekanati, për plotësimin e kërkesave që varen drejtpërdrejt nga ai.
4. Mospenalizimi i studentëve apo marrja e masave ndaj tyre, deri në perfundimin e bojkotit.

 

Artikuj të ngjashëm