Po kjo ç’ishte? Agon Amiga i bën lëmsh të gjithë!

 Read in English

Në nëntor të 2018- s u përfol rreth një largimi të mundshëm të Agon Sulejmanit, i njohur si Agon Amiga, nga grupi Babastars. Ky aludim madje u mor si i mirëqënë dhe u përforcua akoma më shumë me anulimin e koncerteve të reperit si dhe largimin edhe të dy anëtarëve të tjerë, Skivit dhe Cozman- it. Me të drejtë u përfol për një përçarje totale të grupit!

Mirëpo krejt papritur, disa orë më parë, Amiga shpërndau këtë postim në Insta Story duke na lënë të kuptojmë se do të ketë një projekt të ri nën logon Babastars.

Ju kujtojmë se shkak për qarkullimin e lajmit se Agon Amiga do të largohej nga Babastars u bë kënga e tij e re “Oh bir”, ku burime për emision “Sevenbizz” thanë se ishte një diss i pastër ndaj Getoarit.

“T’kom msu qa me vesh, t’kom msu qa me ble, sot mas 15 vjetve jeni t’u ma tesh” repon Amiga.

Artikuj të ngjashëm