Kujtime nga TVSH- ja: Si dukej Jona Spahiu fëmijë?

 Read in English

Siç duket, rrugëtimi i Jona Spahiut në televizion ishte i shkruar. Që në moshë fare të hershme, moderatorja preku botën e televizionit, për t’u bërë më pas pjesë e tij.

Nostalgjike për të shkuarën, Jona postoi disa momente nga fëmijëria (6 vjeçe!), ku e gjendur në studion e një emisioni për fëmijë në TVSH tregon një gjëegjëzë.

Siç mund ta shihni, nëna e re s’ka ndryshuar shumë. I njëjti shikim dhe komunikim me kamerat!

Sa për ju kureshtarët, gjëegjëza ishte kjo: Gojë ka po nuk ka dhëmbë e ka trupin plot me pendë; ha, këndon, fle në kotec, po ç'e do sbën asnjëherë vezë!

via GIPHY

Tjetër: Si dukej Bes Kallaku kur ishte fëmijë?

Artikuj të ngjashëm