KESHILLA PER BLERJET TUAJA
Tradhëtia

Këtu bie erë tradhti!

9 Janar 2019

E vërteta është se punët e tradhtisë jaë shumë të komplikuara. Për fillestarët, ka disa lloje tradhtish; si fizike apo ajo emocionale. Plus, njerëzit tradhtojnë për GJITHË llojet e arsyeve.

E vërteta tjetër është që tradhtitë jo gjithmonë çojnë në fundin e një lidhjeje. Disa çifte janë rikthyer edhe më të fortë se më parë. Gjithsesi, këtu do të flasim për diçka tjetër.

Shenjat e tradhtisë. Si ta kuptojmë që 1 i tretë është në jetën tuaj dashurore? Jini vigjilentë ndaj sinjaleve të mëposhtëme. Mund të jetë tradhti.

1. E kap sërish në gënjeshtër.

Ndonjë nga kolegët e tij u surprizua kur mësoi se partneri juaj është i martuar? Të tha se po del me kolegët ndërkohë që ti e di me siguri që s’është kështu? Diçka nuk shkon këtu. Aq më tepër kur gënjeshtra përsëritet.

2.Nuk interesohet për takimet tuaja në çift dhe as në seks.

Ftohtësia e intimitetit është flamur i kuq. Nëse ai po tradhton, tregon se nevojat seksuale dhe ato emocionale i merr nga dikush tjetër.

3.Krejt papritur ai do orë të tëra për tu bërë gati.

Përveç rasteve kur del me ty, vini re sa kohë harxhon për tu bërë gati para se të dalë.  Pse vonohet kaq shumë? Kujt do t’I bëjë përshtypje? Interesimi i tepërt dhe i papritur, tregon se interesohet të duket bukur në sytë e dikujt që ju s’e dini.

4. Të bën dhurata dhe komplimenta pafund

Duket kaq gjest naiv në dukje, por është e vërtetë. Sa më i madh të jetë faji aq më shumë dhurata do të marrësh. Ekspertët thonë se kur partneri tradhtar nuk heq dorë nga lidhja e tij jashtë martese, sillet edhe më mirë me partneren e ligjshme. “S’e ndaloj dot tradhtinë, por të paktën do sillem mirë me time shoqe.”

5. Ti thjesht e ndjen!

E keni parasysh atë ndjesinë kur e dini që marrëdhënia ka marrë fund? Keni marrë shumë herë sinjale nga partneri, por zgjodhët t’i anashkalonit. Në fakt, intuita është mënyrë efektive për të marrë vendime. Shpesh, e injorojmë intuitën tonë vetëm duke pritur që gjërat që konfirmohen.

MOS I HUMBISNI