KESHILLA PER BLERJET TUAJA
TV Mania

Historia e dashurisë së Hueyda El Saied s'mund të ishte më interesante se kaq!

9 Janar 2019

Sot në emisionin e pasdites “Rudina”, ndër të tjerë ishte dhe Olti Curri, me të cilin u diskutuan ngjarjet më të nxehta të showbiz-it të kohëve të fundit. Gjatë bisedës, Olti u ndal edhe tek historia e re e dashurisë e Hueyda El Saied.

Gjithë ç’ka El Saied i kishte treguar gazetarit rreth raportit me partnerin e ri, Curri e zbuloi sot.

“Ai quhet Tier dhe janë njohur përmes shoqërisë së përbashkët para 5 vitesh. Hueyda më ka treguar se kur është ndarë nga bashkëshorti e ka takuar si mik Tier-in dhe ky i fundit e pyeti për arsyen e ndarjes. Hueyda i kishte thënë se arriti deri në atë pikë sa bashkëshorti e quante aseksuale, përtace a të shëndoshë. Duke i thënë gjëra të tilla, Tier i rrëfeu se e dashuronte prej 5 vitesh.”- tregoi Olti.

Në fakt, Hueyda që prej fillimit është treguar e hapur në lidhje me marrëdhënien e saj. Vetëm pak javë më parë, ajo postoi këtë foto ku dukej më e dashuruar se kurrë.

MOS I HUMBISNI