Grida Duma shpjegon pse familjla e saj ndryshoi mbiemrin nga Suma në Duma

 Read in English

Grida sqaroi ndryshimin e mbiemrit mbrëmë në “Dritare me Rudinën.” Më parë, familja e saj përdorte mbiemrin “Suma,” por vendosën ta ndryshojnë prej gjakmarrjes.

“Kam lexuar që tallen me faktin që mbiemri im ka qenë Suma dhe është bërë Duma. Dua të marr disa minuta të flas sesi të keqpërdorin. Familja ime ka pasur mbiemrin Suma, një familje e madhe, dhe e kanë ndërruar mbiemrin kur zbritën në Durrës. Bëhet fjalë për 3-4 shekuj përpara, kur kishte gjakmarrje, pra për t’u ruajtur. Sa herë merren me mua si person, jam përpjekur të mos bëhem si viktimë se jam grua. Nuk kam kërkuar mëshirë,” tha Duma.

Duma thotë 3-4 shekuj më parë, ndërsa Gazeta Tema thotë të paktën në vitin 1948. Këta të fundit, kanë siguruar një dokument ku vihet re emri i vëllait të gjyshit të Grida Dumës, Bajram Suma dhe kërkesa e tij për të ndryshuar mbiemrin.

Artikuj të ngjashëm