Shendet i Pergjithshem

Pse kam dhimbje te të pasmet?

8 Janar 2019

Pse kam dhimbje te të pasmet?

Dhimbja te të pasmet është e padurueshme, arsyet e cë silës mund të jenë nga më të ndryshmet. Në këtë artikull kemi përmendur disa shkaqe kryesore, përgjegjëse për krizat në fjalë:

1. Periodat

Pse kam dhimbje te të pasmet?

Dëshironi të dini një fakt interesant? Periodat lidhen drejpërsëdrejti me jashtëqitjen tuaj. Acidet lyrore, prostaglandinat e kontraktojnë mitrën duke shkaktuar ngërçe që zhduken përgjatë zorrëve dhe i shtyjnë disa gra të jashtëqisin më shumë gjatë periodave. Kështu mos u habisni nëse do t'ju duhet t'i hapni dyert diarresë dhe krizave të shumta.

2. Hemorroidet

Pse kam dhimbje te të pasmet?

Hemorroidet janë enë gjaku të fryra që formohen në anus (pjesa e jashtme) dhe rectum (pjesa e brendshme); kryesisht te gratë shtatzëna, personat që vuajnë nga kapsllëku apo që qendrojnë ulur për një kohë të gjatë. Dhimbja? e pashmangshme?

3. Endometriosis

Pse kam dhimbje te të pasmet?

Rreth 11% e grave kanë endometriosis (shqip:endometriozë), e cila konsiston në rritjen jashtë mitrës të indeve që në fakt vijëzojnë vetë atë. Shpërthimi i tyre gjendet më së shumti te tubat fallopianë, në sipërfaqen e jashtme të mitrës ashtu siç mund të shtrihet edhe në zonën e zorrëve. Kur kjo ndodh shkaktohet një lëvizje e dhimbshme e zorrëve.

4. Sciatica

Pse kam dhimbje te të pasmet?

Nervi sciatic (shiatik) është i trashë sa gishti i madh i dorës dhe zgjatet përgjatë fundit të shpinës, së pasmeve dhe këmbëve. Kur nervi “cënohet” shfaq dhimbje veçanërisht në zonën e vitheve. Nëse nervi në fjalë irritohet, specialistët shprehen se ndjenja është e njëjtë me nguljen e gjipërës apo kafshimin e qenit.

5. Sindroma piriformis

Pse kam dhimbje te të pasmet?

Sindroma piriformis është një gjendje neuromuskulare (një moskomunikim mes nervave dhe muskujve) që shkakton dhimbje të ijeve dhe të të pasmeve. Dhimbja bëhet e fortë dhe therëse sapo lëvizni ijen; pra dhimbje gjatë ecjes, uljes apo vrapimit.  

Të tjera:

6. Herpes gjenital

7. Çarje anale

Burimi: Women's Health

MOS I HUMBISNI