Keni dëgjuar për vjehrra të liga, por jo si këto

 Read in English

1. Në një moment që unë nuk isha në shtëpi – po udhëtoja me tim shoq – vjehrra mori qenin tim dhe e dërgoi në një strehë, ku edhe e vrau para se unë të kthehesha. Iu tha personave në strehë që qeni e kishte sulmuar. E di që gënjen sepse ishte qeni më i mirë që kam pasur ndonjëherë. Më thyhet zemra sa herë e mendoj.

2. Vjehrra ime i bëri djalit një test atësie pa dijeninë time.

3. Para se unë dhe im shoq të martoheshim, vjehrra iu ankua gjithë familjes se po humbiste djalin e vetëm dhe tezja ime i tha që s’po humbiste askënd, po i shtohej një vajzë. Aty, vjehrra i kthehet, “ç’e dua një vajzë? Kam tashmë një qen.”

4. Vjehrra ime mori në telefon babin tim tre javë para festës sonë të fejesës që të punonin bashkë për të më ndarë mua nga i fejuari.

5. Një ditë, vjehrra më tregoi gjithë krenari një album me foto. Kishte foto të së bijës me bashkëshortin dhe fëmijët e tyre, vajzës tjetër me bashkëshortin dhe fëmijët dhe një foto e burrit tim. Vetëm. Pa mua, pa fëmijët.

6. Kur mbeta shtatzënë me fëmijën tonë të parë, vjehrra kërkoi që të ishte vajzë. I shpjegova që s’kishim si ta garantonim me siguri, por sidoqoftë, gjatë gjithë shtatzënisë nuk pushonte së na thëni që ‘fëmija bën mirë të jetë vajzë.’ Bëmë një festë të vogël për të zbuluar gjininë e bebit dhe kur morëm vesh që ishte djalë, vjehrra më gjuajti me shuplakë, i ra burrit tim me grusht dhe u bë tapë.

7. Ditën e dasmës sime, vjehrra kërkoi grimiere, parukiere dhe dhomë personale. I thashë që s’ishte e mundur dhe më tha që po i prishja asaj ditën...

8. Unë jam alergjike ndaj pishës, kanellës dhe vaniljes dhe vjehrra ime e di shumë mirë. Kur shkuam në shtëpinë e saj për Krishtlindje, kishte boçe pishe, kanellë dhe qirinj me kanellë kudo. Më pas, më dhuroi për Krishtlindje disa qirinj me kanellë.

9. Unë dhe bashkëshorti im tentojmë prej vitesh të bëjmë fëmijë. Është e vështirë dhe e trishtë, por vjehrra ime mendon se e kam unë fajin, “ngaqë s’po i lutem Zotit për gjërat e duhura.”

10. Udhëtuam gjashtë orë me djalin e vogël për të takuar vjehrrën dhe sa më pa, më tha që çdo të hënë, ajo dhe shoqja e saj i luten Zotit që unë të dobësohem sepse është turp që të jesh kaq e shëndoshë kaq e re sa jam unë.

Burimi: BuzzFeed

Artikuj të ngjashëm