KESHILLA PER BLERJET TUAJA
Red Carpet

Detaji fantastik në veshjen e Julia Roberts në tapetin e kuq të Golden Globes

7 Janar 2019

Julia Roberts ecën nëpër tapetë të kuq qëkur u shpikën si koncept. Sidoqoftë, arrin të duket gjithnjë interesante.

Në ceremoninë e Golden Globes të dielën mbrëma, Roberts miksoi dy stile të ndryshme, të thjeshtën dhe ekstravaganten, me gjysmë fundin Stella McCartney dhe pantallonat e zeza.

Siç vuri në pah Vogue, pedikyri i aktores ishte hollësia që i dha veçanti gjithë veshjes. Ajo zgjodhi një tonalitet të artë edhe në duar, edhe në këmbë, të cilin e komplementoi me unaza të arta në gishtat e këmbëve. Madje, pantallonat e drejta dhe këpucët e hapura u zgjodhën pikërisht që syri të shkonte te këmbët. Look-u është minimal, e sërish të rrëmben vëmendjen.

Do të shohim plot veshje të tjera nga Julia Roberts këtë sezon çmimesh. Gjithashtu shpresojmë të shohim prej saj plot trende të tjera risjellë me frymë të freskët e me stil.

MOS I HUMBISNI