Xhinset me shtat të ulët po vijnë!

 Read in English

Në vitin e largët 1993, Alexander McQueen nxorri në pasarelë një model me gjysmën e të pasmeve jashtë. Ishte e qëllimtë. Xhinset u ideuan ashtu, madje kanë një emër. Quhen “bumster.”

Shtatë vite më vonë, xhinset – e më vonë pantallonat – me shtat të ulët, u kthyen në të preferuarat e të gjithëve, përfshirë Madonna dhe Paris Hilton.

Ashtu si erdhën, ashtu ikën. Xhinset me shtat të ulët dolën nga moda dhe njerëzimi gjeti paqe në pantallonat që mbulojnë kërthizën. Ah ç’rehati.

Ishte bukur për sa zgjati. Një sërë platformash online, ekspertësh mode madje, po paralajmërojnë rikthimin e xhinseve me shtat të ulët. Fundja, janë parë në kush e di sa koleksione të viteve të fundit.

Ne nuk jemi gati dhe për të kundërshtuar forcërisht rikthimin e këtij trendi kaq mizor, listuam një tufë fotosh që nxjerrin në pah sa jo praktike dhe të shëmtuara janë xhinset me shtat të ulët. Fillojmë.

Duken të brendshmet!

Nuk përkulesh dot!

Xhepat zëre se s'janë fare!

Nëse s'ke bel të hollë, harroje vetëbesimin. Harroje!

A e përmendëm që duken të brendshmet?

 

Artikuj të ngjashëm