Victoria Beckham dhe e dashura e djalit janë dyshja nuse-vjehrrë që meritojmë në jetë

 Read in English

Victoria Beckham, ikonë mode, vështirë të imitohet. Shumë pak njerëz në botë janë të aftë të veshin krijime të përkryera e njëherazi të thjeshta me aq stil sa ajo. Ama, dizajnerja mund të ketë gjetur dikë si vetja, Hana Cross, e dashura e djalit të saj, Brooklyn Beckham.

Sot, dyshja iu drejtua prezantimit të bashkëpunimit të David Beckham me Kent & Curwen gjatë Javës së Modës për burra në Londër dhe le të themi që ngjasojnë shumë.

Victoria Beckham (m) dhe Hana Cross (d)

Beckham zgjodhi një kostum që i rrinte si të ishte bërë posaçërisht për të. Pantallonat e gjata e të gjera i mbulonin takat që s’i heq kurrë. Nën kostum, veshi një bluzë rozë me jakë të lartë e me fruda Viktoriane; look-un e aksesorizoi me syze të mëdha dhe një çantë të vogël, të cilën e mban me kujdes nën sqetull. Ndërsa Cross e hodhi xhaketën e zezë mbi shpatulla, si një blogere e kalitur, veshi një pulovër me vija, pantallona të zeza dhe çizme të mëdha.

Edhe pse veshjet janë të ndryshme nga njëra-tjetra, diçka e kanë të përbashkët: vetëbesimin të denjë për sfilatën më luksoze.

Artikuj të ngjashëm