KESHILLA PER BLERJET TUAJA
Kinema & TV

Moment epik: Nicole Kidman injoron aktorin në mënyrën më të sikletshme të mundshme

7 Janar 2019

Bohemian Rhapsody fitoi një Golden Globe si "Filmi më i mirë i vitit”; një ngjarje shumë emocionuese kjo, sidomos për aktorin Rami Malek që fitoi edhe çmimin “Aktori më i mirë”. Malek u mundua të mos përjetonte ndonjë moment të sikletshëm, por ja që nuk ia doli!

Rami Malek, në rolin e Freddie Mercury, "Bohemian Rhapsody"

Rami u përpoq që duke u bashkuar me producentët e Bohemian Rhapsody të përshëndeste edhe Nicole Kidman. U përpoq një herë...dy herë...e provoi sërish, por pa rezultat.

Nicole as që e vuri re. Ndoshta gjatësia (Kidman është 1.80, Malek 1.75), ose thjesht emocionet e momentit dhe shpërqëndrimi.

 

Golden Globes, eventi që vlerëson arritjet në kinematografi dhe seriale televizive u mbajt ditën e djeshme në The Beverly Hilton, Beverly Hills. Për të tjera detaje:

–  Filmi më i mirë i vitit

–  Ç’veshën yjet në tapetin e kuq të Golden Globes

–  Mes yjesh botërorë shkëlqeu vajza e panjohur!

MOS I HUMBISNI