KESHILLA PER BLERJET TUAJA
TV Mania

Renato Mekolli zbulon shifrën: Sa pjata theu në ‘Hell’s Kitchen’

6 Janar 2019

“Hell’s Kitchen” pati finalen këtë të premte (4 janar) duke mbyllur kështu sezonin e parë të programit. Të premteve, nuk do të ketë më ulërima, tension dhe pjata të thyera. E përsëris: Pjata të thyera!

“Pyetja që ju ka ngacmuar të gjithëve gjatë gjithë episodeve të Hell’s Kitchen: Sa pjata u thyen. Kuriozitetin po jua shuaj sot më në fund." – shkruan Renato Mekolli në website-n e tij.

Jo se do të na hyjë ndonjëherë në punë, por për kuriozitet më shumë: ~412 pjata...~

“Fiksimin e thyerjes së pjatave e kam nga buzukët e Greqisë. Thyejmë pjata dhe hedhim karafila kur kërcejmë në buzuk. Ju dua. Shihemi së shpejti.” – shton ai.

Ok, ja dhe këtë gjë e mësuam; tani mund të jetojmë të qetë.

MOS I HUMBISNI