Ç’nuk ju thanë për menopazuën: Penetrimi është tejet i dhimbshëm

 Read in English

"Sa herë dëgjoj që një çift në moshë shijon një jetë të kënaqshme seksuale, mahnitem nga një aspekt që s’diskutohet kurrë. Menopauza është subjekti i momentit. Të famshmit lartë e poshtë po e kthejnë në një kauzë. Burrat në zyra këshillohen të thonë “menopauzë” tre herë në ditë për t’u simpatizuar me koleget. Skuqja, ethet dhe djersitja diskutohen në gazeta. Por simptoma më e keqe nuk përmendet askund: njihuni me elefantin gjigand në dhomën e gjumit, Vaginën e Thatë.

Të dashura gra të reja, mos e nënvlerësoni këtë që po ju them. I kalova me lehtësi gjithë simptomat e menopauzës. Ethe? Vishu mirë. Djersitje? Pi ujë. Po një vaginë e përzhitur? Sa lubrifikant mund të përdorësh. Edhe pas lubrifikimit, penetrimi është tejet i dhimbshëm. Fill pas penetrimit në shkallën e dhimbjes vjen urinimi pas seksit. Si ia dolën gratë e tjera post-menopauzore që janë seksualisht aktive? Shpëtuan për mrekulli?

Mua më pëlqen seksi. Burrit tim i pëlqen seksi. Nuk dua të heq dorë. Së fundi, m’u kthye në makth. Nuk doja t’i thoja tim shoqi sepse do të ndihej në faj e në ankth. S’është faji i tij. Pak kohë më parë, m’u shfaq një infeksion vaginal, i cili nxorri në pah problemin. Pas një jave antibiotikësh, mjeku më këshilloi estrogjen, të cilin duhet ta aplikoj në vaginë. Deri tani, ka bërë punën e tij. Efektet anësore janë pambarimisht të vogla, sipas gjinekologut tim. Për një jetë seksuale të lumtur, është një çmim i arsyeshëm. Na uroni fat."

Shkruar nga një grua anonime për The Guardian

Artikuj të ngjashëm