Emisioni i ri i Renato Mekollit do jetë kaq ndryshe!

 Read in English

Pak orë para finales së “Hell’s Kitchen”, Renato Mekolli shpërndau një shkrim autorial në renatomekolli.com ku foli rreth eksperiencës së tij në këtë format dhe planeve të mëtejshme. Ndër të tjera, shefi i kuzhinës zbuloi se së shpejti do të vijë me një emision për fëmijë.

“Unë do të rikthehem përsëri shumë shpejt me ju, me një emision tërësisht ndryshe, një emision që gjithashtu kam dashur dhe kam mbështetur idenë që ta bëj gjithmonë; një emision gatimi me fëmijë, për fëmijë.”

Më poshtë vazhdon:

“Ky emision do të na dhurojë të gjithëve paqen, energjinë, sinqeritetin dhe dashurinë që vetëm fëmijët dinë të na dhurojnë. Çdo gjë nëpërmjet pasionit që na ngre të gjithëve peshë: gatimit.”

Nuk dihet nëse emisioni në fjalë do të transmetohet po në Top Channel ose jo. Sa i përket vazhdimësisë së “Hell’s Kitchen”, Mekolli shkruan:

“Hell’s Kitchen 2 po vjen me një studio gjigande e me një skenografi moderne, ashtu siç vërtetë e meriton ky reality show.”

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 

21:00 🕘 në Top Channel 🔥 Sonte,episodi final ❤️ Votoni ne faqjen e Top Channel fituesin 🔥

A post shared by Renato Mekolli (@renatomekolli) on

Sonte në orën 21:00 nis transmetimi i puntatës së fundit të "Hell's Kitchen [1]", nga ku do shpallet fituesi/ja.

Artikuj të ngjashëm