Këngëtarja largohet nga rrjetet sociale: ‘Dua të jetoj çdo çast dhe s’mund ta bëj përmes celularit'

 Read in English

Dje, përmes një njoftimi të ndjerë, Jessie J bëri me dijeni se do të shkëputet nga media sociale për t’u marrë më shumë me gjërat e saj personale; një vendim ky që vjen pas vdekjes së truprojës së saj.

“Të nisurit vitin e ri me disa ndodhi të rënda personale më shtynë të dëshiroj të jem më prezente në jetën time. Të shpenzoj më shumë kohë reale me njerëzit që dua dhe me veten. Duhet të praktikoj gjithë ato çfarë them në skenë apo në muzikën time. “

Më tutje vazhdoi:

“Kështu po marr një pushim nga media sociale për pak. Jo përgjithmonë po për disa kohë. Që tani, çdo gjë që do të postohet do të jetë nga skuadra ime. Dua ta jetoj momentin sa më shumë që të mundem dhe jo përmes celularit.”

Ishte vetë këngëtarja ajo që lajmëroi vdekjen e truprojës së saj, të cilën e shoqëroi me disa foto të të dyve bashkë ndër vite.

“Kishim për zakon të qeshnim derisa shpërthenim në lot. Bashkë kemi folur për frikërat tona më të mëdha. Ti nuk ishe thjesht mbrojtësi im, ti ishe familje. 4 vite. Ti dhe unë.” u shpreh ndër të tjera Jessie.

Artikuj të ngjashëm