Bebe Rexha ia la seen Flor Mumajesit, por cili qe reagimi i tij?

 Read in English

I gjithë njerëzimi e di sa rëndon indiferenca; seen- i vret më shumë se plumbi! Nëse gjatë ditës së sotme keni tentuar të flisni me dikë dhe pasi jua ka parë mesazhin, s’ka marrë as mundimin më të vogël për t’ju kthyer një përgjigje, qëndroni të fortë. Flor Mumajesit i ndodhi e njëjta gjë por hej, kështu e ka jeta.  

Për këdo që s’është në dijeni, Flori postoi këtë screenshot në Instagram Story, ku siç mund ta shihni i shkruan Bebe Rexhës:

“Tak tak... Hape derën jam unë Burri. Më shpejt se kaq nuk vija dot.”, një mesazh ky që erdhi pas postimit të Bebe- s në Twitter:

“Për burrin tim të ardhshëm: të lutem eja dhe më gjej. Edhe unë të dua.”

Siç jua thamë, Bebe- ja e la seen por Mumajesi s’gjeti arsye për të mos e ndarë këtë detaj me fansat. Përkundrazi:

“E di që do thoni që nuk është e vërtetë, por ju siguroj që është e vërtetë. seen. S’ka gjë unë prpaë xhan.” shkruan këngëtari në postimin e tij.

Kështu herën tjetër, më pak drama për një seen!

Artikuj të ngjashëm