Pak minuta më parë, Flori Mumajesi postoi një screenshot të bisedës me Bebe Rexhën.
“Tak tak...Hape derën, jam unë burri <3. Më shpejt se kaq nuk vija dot.” – i shkruan kantautori, që kuptohet që është një mesazh në kuadrin e një shakaje.
Ok, por pse? Ky mesazh vjen pas postimit të Bebes në Twitter, ku shkruan:
“Për burrin tim të ardhshëm: Të lutem eja edhe më gjej. Edhe unë të dua.”
Bebe është single prej kohësh dhe siç duket ka nevojë për një romancë në jetën e saj. Megjithatë kjo nuk do të thotë që ndonjë i martuar me 3 fëmijë ta kalojë cakun!