Kevin Hart flet për deklaratat kundër gay-ve: Aktori mund t’i rikthehet prezantimit të ‘Oscars 2019’

 Read in English

Në një intervistë në The Ellen Show të Ellen DeGeneres, Kevin Hart flet sërish për deklaratat fyese të së kaluarës ndaj komunitetit LGBTQ dhe largimin nga prezantimi i “Oscars 2019”.

Ndër të tjera, Kevin Hart thekson se arsyeja e vetme pse nuk kërkoi falje pak kohë më parë ishte se nuk donte t’i hidhte më shumë benzinë zjarrit për aq kohë sa ngjarja i përkiste të kaluarës. Sipas tij, media abuzoi duke shkruar se “Kevin Hart refuzon t’i kërkojë falje komunitetit LGBTQ” duke lënë pa përmendur fjalën “sërish”.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 

I believe in forgiveness. I believe in second chances. And I believe in @KevinHart4real.

A post shared by Ellen (@theellenshow) on

Rreth 10 vite më parë, përmes disa postimeve në Twitter, Hart u drejtohej njerëzve me cilësime si “homo” apo “pederast”, gjë që shkaktoi sigurisht debat të ashpër.

Për këtë arsye, fill sapo u zgjodh si prezantues i ceremonisë së ndarjes së çmimeve Oscars, u sollën përsëri në vëmendje komentet e të kaluarës. Hart preferoi të mos i komentoni, të mos kërkonte sërish falje dhe rrjedhimisht hoqi dorë nga prezantimi.

Nga ana tjetër, Ellen – e cila beson se çdo njeri e meriton një mundësi të dytë – shprehet gjatë intervistës së e ka telefonuar vetë akademinë e çmimeve prestigjoze, duke i kërkuar që ta rimarrin aktorin si prezantues.

Akademia nuk pati kundërshtime, përkundrazi do të ishte e lumtur nëse Hart pranon.

Aktori nuk preferoi të jepte një përgjigje, por premtoi se do ta mendonte me qetësi.

Artikuj të ngjashëm