
Një krim makabër ka ndodhur në Korfuz, Greqi, ku një shqiptar ka vrarë vajzën e tij 28-vjeçare dhe më pas e ka fshehur trupin në kopshtin e shtëpisë.
Paraditen e djeshme vajza ishte shpallur e humbur, ndërsa në darkë, pas presionit të policisë, babai shqiptar ka pranuar se e vrau të bijën për arsye se kishte lidhje intime me një shtetas afgan.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Alepu në Korfuz. 28-vjeçarja me iniciale Anxhelina Petro ka humbur jetën pas goditjeve të forta me armë të ftohta në kokë. Vrasësi është detyruar të dëshmojë pas këmbënguljes së policisë dhe gabimeve të shumta që e kanë tradhtuar gjatë hetimit policor.
28-vjeçarja kishte lidhje prej kohësh me një shtetas afgan në Korfuz, çfarë shkaktonte vazhdimisht debate të ashpra me të atin, që ishte kundër kësaj marrëdhënieje.
Policia ka arrestuar babain vrasësi ndërsa pritet edhe autopsia e trupit të viktimës nga mjekët ligjorë.
Marrë nga BalkanWeb