KESHILLA PER BLERJET TUAJA
Horoskopi Mujor

Horoskopi i Susan Miller për muajin janar 2019: Ujori dhe Peshqit

2 Janar 2019

Pas një periudhe festash, duket se keni nevojë për të pushuar në fillim të janarit. Me Plutonin, Saturnin, Mërkurin, Diellin dhe eklipsin diellor të hënës së re më 5 janar, të gjithë në shtëpinë e dymbëdhjetë, do ta filloni vitin me një gjendje paksa të rënduar shpirtërore.

Duket se doni të meditoni në lidhje me një marrëdhënie që mund të mos ketë shkuar ashtu siç keni menduar. Marrëdhënia e re mund të jetë: romantike, tregtare. Në të dyja rastet, do të ndiheni të frustuar.

Mund të ndiheni gjithashtu shumë të kontrolluar nga një partner ose të shqetësuar mbi veprimet e partnerit. Po gërmoni thellë në ndërgjegje duke pyetur vazhdimisht veten se çfarë doni të arrini dhe çfarë prisni nga çdo marrëdhënie. Nuk ka përgjigje të drejta ose të gabuara; mjafton të jenë të mira për ju.

Në lidhje me shëndetin: Bëni mirë të kontrolloni shëndetin e kockave, të konsultoheni me dermatologun, të lini një takim me dentistin.

Mund të ndiheni gati të bëni terapi te psikologu për të folur mbi një problem që ju ka shqetësuar prej kohësh. Shtëpia e dymbëdhjetë është e mbushur me planete të dobishme. Për këtë arsye mund të dëshironi të bëni një vizitë në spital ose një qendër rehabilitimi. Ndoshta një i afërm ndodhet në ambjente të tilla, ku prania juaj do të sjellë gëzim.

Nëse s’keni asnjë problem dhe ndiheni shumë mirë, hyrja e Marsit në sektorin e udhëtimeve do të bëjë të mundur që të udhëtoni shpejt. Rrethoni ditën kur Marsi arrin te Afërdita, 18 janar, për një ditë zbavitëse dhe natë të paharruar.

Eklipsi hënor i plotë më 20 janar do të jetë në shenjën tuaj të kundërt në Luan. Nëse ditëlindjen e keni në këtë ditë ose katër ditë më vonë, do ta ndjeni eklipsin e fortë. Urani, planeti juaj në pushtet, do të jetë në kundërshtim me këtë eklips dhe kjo do të thotë që papritmas duhet të ndryshoni me finesë marrëdhëniet me partnerin.

Me çdo të re që do të përballeni, do të jetë diçka që s’e kishit pritur. Ndoshta mund të keni probleme në hapësirën ku jetoni dhe mund të duhet të përdorni diplomacinë për të folur me një prej anëtarëve të familjes. Ka më shumë të ngjarë të bëhet fjalë për një nga prindërit ose vëllain.

Parashikohet tension prandaj kjo është arsyeja pse nuk duhet të planifikoni takime me njerëz ose nënshkrime kontratash.

Eklipset janë ngjarje të rëndësishme që tronditin rutinën tonë të rehatisë dhe na detyrojnë të përballojmë realitete të caktuara ndaj mos u mundoni të negocioni gjatë eklipseve.

Nëse ditëlindjen e keni në shkurt, nuk ka gjasë që ta ndjeni në mënyrë të drejtpërdrejtë 20 janarin.

Kur Afërdita të Jupiteri të lidhen në shtëpinë e njëmbëdhjetë të miqësisë do të përjetoni momente të gëzueshme. Qëndroni me miq ose shkoni nëpër takimet e grupit të cilit i përkisni – në këtë mënyrë, gjëra të shkëlqyeshme do të ndodhin.

Nëse merrni pjesë nëpër eventet e bamirësisë, do të kënaqeni pafund. Nëse s’e keni familjen afër, atëherë rezervoni një trajtim për spa, edhe nëse është ditë e martë. Kjo mbrëmje do të jetë rrëzëllitëse.

Keni punuar shumë gjatë dhjetorit dhe këtë muaj do të gjeni kohë për të kaluar kohë me miqtë tuaj. Një kurorë e pazakontë yjesh – Mëkuri, Saturni, Plutoni, Dielli dhe eklips diellor i Hënës së re më 5 janar – do të grumbullohen në Bricjap. Kjo gjë garanton që miqtë do të marrin një rol të rëndëishëm në janar duke ndikuar në shumë fusha: romancë, karrierë, mundësitë e reja dhe para.

Pranoni ftesa, organizoni darka me miqtë, ndiqni evente të ndryshime të grupit ku përkisni, shkoni nëpër organizime bamirësie, muze etj, dhe lërini ngjarjet të rrjedhin natyrshëm. Mes shumë njerëzve do të takoni persona me ndikim të fuqishëm, të cilët do t’ju ndihmojnë, edhe pse kur u takuat as që e kishin çuar nëpër mend.

Jupiteri, dhënësi i dhuratave dhe fatit, do të jetë në shtëpinë e dhjetë të famës dhe nderit deri më 2 dhjetor 2019, gjë që do të rrisë reputacionin tuaj. Afërdita do të ndikojë gjithashtu duke nënkuptuar që do të jeni të preferuarit e shumë njerëzve të rëndësishëm.

Një ndër tre datat më të rëndësishme do të jetë 18 janari, kur Marsi te Dashi, shtëpia e të ardhurave, do të sinjalizojë Afërditën në shtëpinë e pasurisë dhe prestigjit. Kjo gjë siguron që të merrni të ardhura të mira nga puna që keni bërë. Është një ditë shumë e favorshme për të fituar para.

Më 22 janar, Jupiteri dhe Afërdita do të bashkohen në shtëpinë tuaj të dhjetë të nderit, çmimeve dhe arritjeve, një ngjarje e rrallë. Kjo ditë do të shënojë një fitore në karrierë. Përdoreni këtë ditë për mbajtur një fjalim, prezantim, për të nisur një projekt të ri, për të dhënë një intervistë për shtyp etj. Është gjithashtu një muaj i mirë për të reklamat, publicitetin, fushën e mediave sociale dhe natyrisht kontratat.

Ky muaj ka gjithashtu një eklips tjetër, një eklips hënor të Hënës së plotë në Luan më 20 janar. Kjo ngjarje do t’ju shtyjë të kujdeseni për veten, pasi mund të ndiheni pak të lodhur nga projektet e karrierës. Nuk është një eklips i lehtë pasi shumë gjëra të paqëndrueshme pritet të ndodhin. Dikush mund të përballet me vështirësi dhe do të ketë nevojë për vëmendjen tuaj të menjëhershme.

Duke marrë parasysh sesa mirë po ecën karriera juaj, duket se do të jeni të patrembur të dashur Peshq. Nuk ka rrugë tjetër përveçse të ecni vetëm para.

Copyright Anabel.al / Ndalohet ribotimi pa lejen e redaksisë.

MOS I HUMBISNI