KESHILLA PER BLERJET TUAJA
Horoskopi Mujor

Horoskopi i Susan Miller për muajin janar 2019: Shigjetari dhe Bricjapi

2 Janar 2019

Me nisjen e muajit, do të filloni të organizoni financat. Do të rishikoni sa fitoni, sa shpenzoni, sa kurseni dhe sa dhuroni për bamirësi. Do të keni Mërkurin, Saturnin, Plutonin, Diellin dhe eklipsin diellor të Hënës së re më 5 janar, të gjitha në Bricjap, shenjë që do t’ju kërkojë të jeni më praktikë dhe më realist.

Shfaqja e një eklipsi sugjeron ndryshime dhe mund të ndodhin ndryshime të mira. Lajm i mirë: Do të keni shumë para në duar. Urani do të jetë në shtëpinë e pestë të krijimtarisë dhe do të sinjalizojë Mërkurin në këtë eklips diellor, duke ndihmuar që një detyrë krijuese të ndihmojë që emri juaj të njihet.

Si një Shigjetar, ju jeni gjithmonë optimist, por këtë muaj do të jeni më praktikë dhe më pak idealistë. Eklipsi diellor më 5 janar do të sjellë fundin e një burimi të ardhurash, por do të sjellë një tjetër mundësi për të fituar më mirë. Neptuni do të jetë i orientuar në një kurorë yjesh në Bricjap, kështu që përpjeket e kaluara dhe të ardhshme artistike do të paguhen në janar, nëse punoni në një profesion që ka lidhje me krijimtarinë. Marsi te Dashi është në vendin e duhur për t’ju ndihmuar që të gjeneroni ide të shumta imagjinare dhe kjo prirje do të zgjasë deri në mes të shkurtit.

Nëse nuk punoni në një punë krijuese, Neptuni, i pozicionuar në shtëpinë e katërt të shtëpisë, sugjeron se fitimet do t’ju vijnë nga shitja ose blerja e pasurive të patundshme. Në të kundërt, mund të merrni një ndihmë ngushëlluese nga prindërit. Nëse jeni ndërmjetës i pasurive të patundshme, biznesi ka gjasa të jetë i shpejtë.

Gjithë këtë muaj duket se do të jeni në një gjendje të rëndë dhe do të punoni fort për të krijuar një strukturë të fortë për financat.

Tensioni që do të ndjeni në eklipsin e 20 janarit do të rrjedhë nga janari dhe mund të ndikojë në një nga 4 fushat e mëposhtme: një marrëdhënie dashurie; një shtatzëni; kujdes apo mbrojtjen e fëmijës; një projekt kreativ. Kjo nuk është koha e duhur për të udhëtuar – afër ose larg – për të nënshkruar një kontratë apo për të nisur një sipërmarrje të re.

Do të jetë një kohë e vështirë për të gjithë, por ju keni një as nën mëngë. Sundimtari juaj, Mërkuri, do t’ju bëjë më të favorizuar se shenjat e tjera. Gjatë pothuajse gjithe 2019-s do ta gjeni veten në kohën e duhur në vendin e duhur dhe të aftë për të përfituar nga mundësitë e rralla.

Kupidi dhe flota e tij e engjëjve do të jenë sipër jush. Dita më e mirë e muajit është 22 janari, kur Afërdita do të kombinojë forcat me Jupiterin, të dy në Shigjetar. Hijeshia dhe paraqitja do të jetë e papërmbajtshme.

Së fundmi, rrethoni datën 25 janar kur Marsi (planeti i veprimit) në Dash do të lidhjet me Jupiterin (dhënësi i dhuratave dhe fatit) në Shigjetar. Dashuria, argëtimi, fëmijët, lajmet e mira rreth një shtatzënie dhe kreativiteti do t’jua mbushin zemrën me gëzim.

Nëse keni ndonjë moment të tensionuar gjatë këtij muaji, mos harroni që jeni më të favorizuarit nga të gjitha shenjat dhe si gjithmonë jemi të bindur se do ta gjeni një mënyrë për ta pasur situatën në dorë.

Ju do të jeni udhëheqës së paradës në janar, me një kurorë yjesh në Bricjap – Plutoni, Saturni, Mërkuri, Dielli dhe një eklips diellor i Hënës së re. Me të gjithë këto trupa qiellorë në shenjën tuaj, do të jeni në pozitë shumë të fortë. Eklipsi i 5 janarit do t’i vërë gjërat në lëvizje. Nëse kjo datë është ditëlindja juaj ose nëse e keni ditëlindjen 4 ditë më pas, do të ndikoheni akoma më fuqishëm nga ndryshimet këtë muaj.

Keni planete shumë të fortë që ju mbështesin, por kini kujdes që të mos ushtroni shumë autoritet me njerëzit ose mos kërkoni që gjërat të bëhen sipas kokës suaj. Zakonisht nuk jeni të prirur për të vepruar në këtë mënyrë, por mund të tundoheni për t’u sjellë në një tjetër formë. Kini parasysh të silleni më butë pasi mund të largoni shumë njerëz, të cilët kanë nevojë për mbështetjen tuaj.

Nuk ka dyshim që ky është një muaj i ngarkuar ku do të jeni të vetëdijshëm për rëndësinë e angazhimeve që do të bëni.

Për të marrë pak ajër të pastër, mund të udhëtoni në një distancë të shkurtër gjatë fundjavës së gjysmës së parë të muajit. Zgjidhni një vend me borë dhe ujë.

Nëse keni nevojë për të lëvizur nga shtëpia, sigurohuni për hapësirat deri më 14 shkurt. E njëjta gjë vlen edhe për punët kontraktuese në shtëpi. Mund të shihni gjithashtu një burim të ardhurash të largohet, por mos u shqetësoni pasi një tjetër pritet të vijë shumë shpejt.

Në anën romantike, nëse jeni single, do të keni një ditë të rëndësishme më 22 janar kur Afërdita dhe Jupiteri, planete të lumturisë, do të bashkohen në një ngjarje të rrallë. Afërdita regullon dashurinë e vërtetë, ndërsa Jupiteri do të krijojë një situatë të këndshme për t’u njohur me dikë.

Nëse jeni në një lidhje, sigurohuni që të kaloni më shumë kohë me partnerin; mundësisht shkoni në vendin ku u takuat për herë të parë.

Copyright Anabel.al / Ndalohet ribotimi pa lejen e redaksisë.

MOS I HUMBISNI