KESHILLA PER BLERJET TUAJA
Horoskopi Mujor

Horoskopi i Susan Miller për muajin janar 2019: Luani dhe Virgjëresha

2 Janar 2019

Pushimet erdhën dhe ikën dhe me të filluar janari do të kërkoni të merrni gjërat nën kontroll. Plutoni, Saturni, Mërkuri, Dielli dhe eklipset diellore të Hënës së re do të jenë të gjithë në shtëpinë tuaj të gjashtë të projekteve të punës. Zyra dhe puna kanë nevojë për ju.

Në një pjesë të detyrave, do t’ju duhet të mbikqyrni buxhetet në një mënyrë pragmatike. Si një Luan që jeni, nuk pranoni të përfshiheni në kufizime buxhetore, mirëpo këtë muaj do të pranoni disa realitete të caktuara financiare. Por me Neptunin, imagjinata do të punojë në nivele të larta dhe fitimet do të rezultojnë të suksesshme.

Eklipsi diellor këshillon që në 5 janar të ketë ndryshime në personelin e zyrës suaj – jo domosdoshmërisht te njerëzit e lartë, por më shumë tek bashkëpunëtorët ose vartësit. Do të keni mundësi të punësoni njerëz të rinj.

Biznesi do të ecë shpejt ndaj mos hezitoni të kërkoni ndihmë të përkohshme. Ju sundoheni nga Dielli, ndaj do t’i vini re efektet e këtij eklipsi diellor më shumë se të tjerët.

Shtëpia e gjashtë rregullon gjithashtu shëndetin dhe do të ndërmerrni hapa për t’u kujdesur për trupin tuaj. Është një kohë e mirë për të shkuar për të bërë ndonjë test shëndetësor. Mbi të gjitha, kontrolloni kockat dhe dhëmbët. Shkoni në palestër, por mos lodhni më shumë seç duhet pjesën e gjunjve.

Eklipsi hënor i Hënës së plotë më 20 janar do të bjerë në shenjën tuaj ndaj të lindurit më 22-27 korrik do ta ndjejnë më shumë. Një marrëdhënie e ngushtë do të jetë në vëmendjen tuaj dhe do të vendosni nëse do të përparoni në një nivel serioz apo do t’i jepni fund papritmas.

Është e mundur që të mos përqëndroheni në një marrëdhënie romantike, por në një raport të fortë biznesi. E vërteta del në shesh gjatë eklipseve, kështu që mund të jetë emocionuese, por edhe krejt e kundërta. Ndaj ka gjasë të bëheni nervozë.

Nëse jeni duke dalë me dikë ose jeni në një marrëdhënie, nuk do të vini re ndryshime në këtë aspekt. Edhe njëherë, tregoni kujdes me shëndetin.

Në çështjen e dashurisë, pamja është fantastike pasi Jupiteri dhe Afërdita lidhen në një bashkim ta rrallë në shtëpinë tuaj të pestë më 22 janar. Do të përmbushni një interes të ri romantik ose do të gjeni një mënyrë të re për të kënaqur partnerin. Nëse keni në plan të zgjeroni familjen, kjo është dita e duhur për t’u konsultuar me mjekun e fertilitetit.

Udhëtimi do të jetë në axhendët tuaj, tani që Marsi është në shtëpinë e nëndë të udhëtimit në distance të gjata. Të premten, më 25 janar, do të gjeni kohën e përkryer për t’u larguar diku dhe për të kaluar një fundjavë të këndshme…vetëm ju të dy.

Me më shumë se gjysmën e planeteve në shtëpinë tuaj të pestë të dashurisë së vërtetë, me shumë gjasë do të jeni në një gjendje të mirë shpirtërore për të shijuar shpirtin e festave. Ju duhet shumë kohë që të merrni pushime të dashura Virgjëreshsa, por tani që jeni duke u shplodhur, nuk do të nxitoni për t’iu futur me kokë punëve. Nuk është e nevojshme. Energjitë krijuese do të jenë në një nivel të lartë, ndaj frymëzoheni se për çfarë doni të punoni, qoftë kjo karriera apo jeta personale. Të gjithë planetet do të jenë në Bricjap, ndaj janari do të jetë i kënaqshëm për ju.

Viti i Ri mund të ketë pasur një ndjesi frustimi, lodhjeje ose melankolie, veçanërisht nëse dikush ju ka kritikuar ashpër. Në fakt, nëse jeni ndjerë të lodhur gjatë këtyre kohëve, me kalimin e ditëve do të mbani në zemër gjithë çka ndodhur. Në 2 janar, gjithçka do të jetë më e qetë.

Ky muaj mban një eklips diellor të Hënës së re në Bricjap më 5 janar duke paraqitur një rrugë të re për ju dhe jetën personale – romanca, fëmijët dhe kreativiteti. Do të jetë një kohë e mirë ndaj tregohuni vigjilentë. Mund të jetë një periudhë shumë emocionuese!

Saturni do të jetë në ndër planetet në shtëpinë e pestë, kështu që kur bëhet fjalë për dashuri, mund të jeni në gjendje të rëndë mendore. Mund të mendoni të martoheni/fejoheni me personin e zemrës ose të planifikoni një bebe. Partneri do t’ju frymëzojë. Nëse nuk jeni në një lidhje prej një kohe të gjatë, me gjasë do të njiheni me dikë të ri.

Nëse orientoni mendjen te puna, do të jeni shumë kreativë duke zbatuar ide të mira imagjinare. Keni bërë kaq shumë për veten, ndaj mblidhni guximin dhe kapini idetë pasi asnjëherë universi nuk ka qenë kaq i qartë.

Shpenzimet do të rriten këtë muaj, por vetëm deri në mes të shkurtit. Aktualisht keni Marsin në shtëpinë e tetë të parave të njerëzve të tjerë, që i referohet rritjes së bilancave në kartat e kreditit, kreditë studentore, taksat, hipotekat apo detyrimet e tjera financiare. Jeni të njohur si njerëz shumë të zgjuar kur bëhet fjalë për financat.

Ndërkohë që fondet do të jenë të ngushta për shkak të Mërkurit në konflikt me Marsin, Urani do të japë lajme të mira për paratë, sapo të keni nevojë për më shumë.

Eklipsi hënor i plotë në 20 janar do të nxjerrë një sekret në dritë, që rezulton të jetë sekreti i dikujt tjetër. Në të njëjtën kohë, mund të mbani një flasim në një komision ose nje grup ku përkisni. Rezultati do të jetë i mirë.

Eklipsi zakonisht sjell lajme të papritura dhe befasuese. Do të keni nevojë për më shumë pushime në këtë kohë. Si një Virgjëreshë që jeni, tentoni të ndiqni një dietë të mirë dhe jeni të aftë të bëni në një ditë gjithë gjërat që njerëzit e tjerë e bëjnë në një javë. Mendoni për një pushim rreth 20 janarit në mënyrë që t’i dhuroni vetes pak pushim pasi keni nevojë.

Shtëpia dhe familja do të jetë zona e fatit për këtë vit dhe më 22 janar, Afërdita do të afrohet me Jupiterin në Shigjetar duke e bërë këtë një ditë të rëndësishme për pronën dhe mbështjetjen familjare. Do të jetë një ditë me fat.

Në fund të këtyre ngjarjeve, organizoni një darkë në shtëpi më 25 janar dhe do të jeni të lumtur me veten.

Copyright Anabel.al / Ndalohet ribotimi pa lejen e redaksisë.

MOS I HUMBISNI