WOW! Kim Kardashian dhe Kanye West janë në pritje të fëmijës së tyre të katërt, që do të vijë në jetë përmes një nënë surrogate, konfirmon People.
Shënim: Lindje surrogate – kur një grua lind fëmijën e një gruaje tjetër, duke fekonduar vezën e saj nga partneri i gruas tjetër, ose duke implantuar vezën e fekonduar të gruas tjetër në mitrën e saj.
Bebi i ardhshëm do të jetë fëmija i katërt i familjes West, pas vogëlushes North 5-vjeçare, djalit Saint 3 vjeç dhe vajzës Chicago, 11 muajshe. Chicago erdhi në jetë gjithashtu përmes një lindjeje surrogate.
“Kim dhe Kanye në fakt po flisnin për bebin numër 4 disa ditë pas ardhjes në jetë të Chicago-s. Me patjetër që do të përdorin lindjen përmes një nëne surrogate.” – tha një tjetër burim për People.
Sipas Us Weekly, çifti do të përdorin të njëjtën grua që solli në jetë Chicago-n.
Në atë kohë, mjekët këshilluan që Kim të mos ngelte më shtatzënë për shkak të arsyeve shëndetësore.
Pra, Kardashian-ët po pushtojnë botën!