Bebe Rexha ishte një ndër artistët që sfidoi të ftohtin dhe shiun për të performuar në koncertin e Vitit të Ri në Times Square, New York, së bashku me Sting, Robin Thicke, Snoop Dogg etj.
Këngëtarja nuk zhgënjeu me performancën e saj. Nëse për zërin nuk kemi ç’të komentojmë, për fustanin është e kundërta.
Siç mund ta shihni, Bebe zgjodhi një fustan të shkurtër, të mbledhur në pjesën e belit dhe shumë i fryrë në pjesën e poshtme. Detajet e arta ishin qendra e vëmendjes.
Veshja është stiluar nga dizajneri i famshëm nga Kosova, Valdrin Sahiti, i cili ka punuar disa herë me artistë ndërkombëtarë. Fustani në fjalë u stilua posaçërisht për Elvana Gjatën gati një vit më parë.
Dokumentari “3” hapet pikërisht me Elvanën e veshur me fustanin e zi me detaje të arta, i cili ishte në versionin e gjatë në film.
Të njëjtën veshje këngëtarja zgjodhi edhe për të performuar në “Xing me Ermalin” disa këngë të albumit të saj EP “3”,ku veshja u shkurtua për t'u larguar nga pamja e dokumentarit dhe për t'u përshtatur me skenën e emisionit.