KESHILLA PER BLERJET TUAJA
Kinema & TV

Filmat më fantastikë do të dalin në 2019-n!

31 Dhjetor 2018

2019-a do të jetë viti i Disney... ose Marvel, varet kë keni qejf. Sidoqoftë, nga fillimi e deri në fund të vitit që vjen, na presin filma të mirë, e sidomos argëtues.

“Isn’t It Romantic”

Rebel Wilson, protagonistja, luan rolin e një gruaje të re që godet kokën dhe kur zgjohet, zbulon se ka ngecur në një komedi romantike. Gjithashtu në film, Priyanka Chopra dhe Chris Hemsworth.

“Captain Marvel”

Në filmin e parë që me siguri do të pasohet nga të tjerë, Carol Danvers e gjen veten në mes të një lufte intergalaktike alienësh. Një e martë normale.

“Us”

lupita Nyong’o, Winston Duke dhe Elizabeth Moss janë protagonistët e filmit të frikshëm dhe intensiv të Jordan Peele (Peele ishte regjisori i “Get Out”). Një familje prej katër personash shkojne me pushime në një shtëpi pranë liqenit dhe përballen me vizitorë të paftuar.

“Dumbo”

Elefanti juaj i preferuar rikthehet në një film jo të animuar me aktorë si Danny DeVito, Colin Farrel dhe Michael Keaton.

“Avengers: Endgame”

Ky është filmi i 22-të në Marvel Cinematic Universe dhe një pasues direkt i “Avengers: Infinity War.” Heronjtë tuaj të preferuar rikthehen të gjithë përfshirë Iron Man, Thor dhe grupin e “Guardians of the Galaxy.”

“Aladdin”

Me regji nga Guy Ritchie, ky rikthim i Aladinit vjen me aktorë si Will Smith në rolin e xhindit, Mena Massoud si Aladini dhe Naomi Scott si Princesha Jasmine.

“Rocketman”

Ky film i bazuar në jetën e Elton John duhet të publikohej vjeshtën e 2018-s, por u vendos përfundimisht për pranverën e 2019-s.

“Toy Story 4”

Woody dhe banda e tij duhet të kujdesen për një tjetër fëmijë: një bebush të quajtur Bonnie. Sidoqoftë, gjërat mes tyre ndryshojnë kur Bonnie i shton një lodër të re koleksionit, Forky-n.

“The Lion King”

Për këtë film, mjafton të lexojmë aktorët: Beyonce, Donald Glover, Seth Rogen, Billy Eichner, John Olier, Keegan-Michael Key. Oh, harruam që James Earl Jones rikthehet për të luajtur Mufasën. Keni nevojë për më?

“Downtown Abbey”

Duhet të prisni ca muaj për të parë filmin që pason serialin, por do t’ia vlejë. Janë rikthyer të gjithë aktorët origjinalë, përfshirë Maggie Smith si Violet Crawley.

“Charlie’s Angels”

Kristen Stewart, Naomi Scott dhe Ella Balinska janë engjëjt tuaj të rinj. Noah Centineo do të jetë gjithashtu aty, porsi Elizabeth Banks, e cila do të jetë dhe regjisore.

“Frozen 2”

Elsa dhe Anna i futen një rrugëtimi bashkë në këtë film të dytë, i cili shpresojmë të ketë një hit po aq të suksesshëm sa “Let it go”.

“Little Women”

Emma Watson , Meryl Streep, Timothée Chalamet dhe Saoirse Ronan janë protagonistët e këtij filmi ikonik që tani me regji të Greta Gerwig.

Shtepi ne shitje

MOS I HUMBISNI