KESHILLA PER BLERJET TUAJA
Celebrity Style

Melania Trump veshi pantallonat më konfuzuese sot për sot

28 Dhjetor 2018

Zonja e Parë Melania Trump dhe Presidenti Donald Trump vizituan krejt papritur trupat amerikane në Irak, të mërkurën e 26 dhjetorit, disa ditë pasi u kritikuan ekzaktësisht për këtë. Dyshja kaloi tre orë në Irak dhe më pas u nis drejt Gjermanisë nga ku u kthyen në Sh.B.A. Në këtë periudhë të shkurtër kohore, Melania u ndërrua tre herë. Dhe kjo do të thotë që kemi shumë për të komentuar.

Teksa ishte në Irak, Melania veshi një xhaketë nga Victoria Beckham, xhinse J Brand dhe çizme Timberland. Në bazën ajrore Ramstein në Gjermani, ajo zgjodhi një xhaketë të zezë dhe pantallona të gjelbra.

Veshja më mbresëlënëse ama, ishte ajo me të cilën zbarkoi në Joint Base Andrews në fund të udhëtimit. Para se të zbrisnin, Melania veshi një pallto jeshile dhe... pantallona? Po, pantallona janë. Janë thuajse e njëjta ngjyrë me lëkurën, por dallohen në rrudhat që formojnë rreth gjunjve gjatë ecjes.

Njerëzit nxituan dhe thanë diçka. Ose ishin të konfuzuar për pantallonat, ose po vrisnin mendjen pse Melania veshi një fustan aq të shkurtër.

Streçe si puna e këtyre, s’do t’i binin kujt në sy në një rrugë të thjeshtë. Plot njerëz veshin pantallona lëkure dhe streçet ngjyrë lëkure shiten kudo, duke nisur që nga dizajnerët më të famshëm e deri te Fashion Nova. Te Melania, ndryshon puna. Këtë vit, ajo veshi një xhaketë që shkruante “S’më plas shumë. Po ty?” gjatë një vizite në kampet ku mbaheshin fëmijët e futur ilegalisht në Amerikë. Ndërsa pak muaj më parë, u akuzua se përdori një kapele kolonialiste në Afrikë.

Ajo iu përgjigj akuzave të fundme duke kërkuar që njerëzit ta kishin mendjen te gjërat që bënte, jo tek ato që vishte. Dhe si rrjedhim, njerëzit u fokusuan në flokët sapolyer një njyrë të papëlqyeshme biondjeje.

MOS I HUMBISNI