KESHILLA PER BLERJET TUAJA
Instagramming

Kush e bëri Ardit Gjebrean për të qarë? Anna, kush tjetër

27 Dhjetor 2018

“Ardit Gjebrea! Si kurrë më parë. Në Familje!” shkruhet në një ekran të zi, shoqëruar me tinguj shpërthyes. Ndërmjet teksteve, shfaqet Ardit Gjebrea në zyrën e Kryebashkiakut Veliaj. Ç’po ndodh?

Ardit Gjebrea do të jetë i ftuar këtë të dielë në “Familja” në Tv Klan dhe lajmin e dha vetë moderatori, Turjan Hyska përmes videos së mëposhtme.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Ardit Gjebrea si asnjehere me pare vetem tek “Familja”... Kete te diele ora 20:05, ne @rtvklan !

A post shared by Turjan Hysko (@turjanhysko) on

Në një tjetër fragment, Anna, vajza e Arditit qëndron pas tavolinës së Veliajt, teksa ky i fundit dhe vetë Arditi e shohin duke buzëqeshur. “Ti je Arditi i të gjithëve, ama unë jam Anna e Arditit dhe për këtë gjë jam shumë e lumtur,” i thotë Anna, duke e përlotur.

Në fund të videos, teksa përqafon të bijën, Arditi kthehet dhe vë re djalin, Jonin e habitet.

Nuk ia kemi idenë ç’po ndodh këtu, por duket dramatike, prekëse dhe e ëmbël. 10/10 na intrigoi.

MOS I HUMBISNI