Me ndjekësit e Revista Anabel në Instagram, realizuam një sondazh mbi burrin ideal. Për karakteristikat e tjera kemi folur gjerë e gjatë në një tjetër artikull, ndërsa këtu do të përqëndrohemi tek kjo pyetje:
“Ejakulim të parakohshëm” apo “të dëgjonte më shumë të ëmën”: Çfarë do i duroje burrit ideal?
Siç mund ta shihni, pjesa më e madhe (63%) janë gati të sakrifikojnë edhe seksin, vetëm e vetëm që ai të mos dëgjojë shumë të ëmën.
Sipas disa ndjekëseve, “seksi është i rëndësishëm, por nëse vjehrra është në mes, ndryshon puna”.
“Po dëgjoi shumë të ëmën ai, zor se do bëjmë ndonjëherë seks”, thotë një tjetër. Ndërsa një pjesë do ta ndihmonte partnerin për t’u përmirësuar.
Raporti nuse – vjehrrë ka qenë përherë i diskutuar, për aq kohë sa edhe mbretëresha e Spanjës, Letizia, pati një “përplasje” publike me të vjehrrën.
Megjithatë ka edhe plot raste të tjera, si Yllka Mujo me partneren e Amosit apo Floriana Garo me të vjehrrën, ku raporti është gati perfekt.
Megjithatë, si t’ia bësh që vjehrra mos të të shkatërrojë marrëdhënien me burrin, përshirë këtu edhe ~seksin~?
1. Zbuloni se çfarë dëshironi nga ai.
Dëshironi thjesht të shfryheni, dëshironi që ai ta kuptojë vërtet shqetësimin tuaj apo dëshironi që të bëjë diçka për të rregulluar situatën? Biseda do të jetë shumë më frytdhënëse dhe do të ketë rezultat nëse ju pikë së pari qartësoheni se çfarë po përpiqni të arrini nga gjithë kjo. Në fund të fundit, nëse nuk e dini ju vetë se çfarë dëshironi prej bashkëshortit tuaj, si do ta dijë ai?
2. Thuajini pa e zgjatur shumë se çfarë dëshironi.
Niseni bisedën me duke i shprehur ballë për ballë, fare qartë se çfarë dëshironi nga ai, çfarë prisni. Ju mund të thoni, “Kam nevojë të shfryhem pak te ti, mos u ndje i detyruar të bësh apo të thuash diçka.” Kështu partneri nuk do të ndihet në presion si dhe do ta ndihmoni për të kuptuar se çfarë duhet të bëjë që t’ju ofrojë ndihmë. Ose mund të thoni diçka të tipit: “Kam shumë nevojë nga ana jote të më kuptosh se sa e prekur jam, si janë gjërat dhe si po më lëndon e gjitha kjo..” ose “Dua të flas me ty për diçka që mamaja jote më tha dhe më mërziti shumë. Do doja shumë të më ndihmoje, si t’ia bëj.” Thuajini fjalët me kujdes, pasi ato janë mënyra e vetme dhe më efektive që të arrini atë që dëshironi. Duke u ankuar për mamanë e tij apo duke fajësuar vetë atë nuk do t’ju ndihmojë aspak, ndonëse në moment do të ndiheni disi më mirë. Shmangini gjërat që kanë gjasa të shkaktojnë debat dhe përkeqësojnë situatën.
3. Fokusohuni te marrëdhënia juaj në çift, jo te mamaja e tij
Kini parasysh, diskutimi i mësipërm, mbi atë që dëshironi që ai të bëjë për çështjen në fjalë është vetëm midis jush dhe bashkëshortit. Ky është një reaksion martesor, i cili për të shkuar në fund ka nevojë për ju të dy, si përbërësit kryesor. Mamaja e tij ka qëlluar të jetë thjesht katalizatori, nxitësi me pak fjalë. Duke vënë në qendër çështjen (ju duhet mbështetja e tij) në vend të vjehrrës (se sa e pandjeshme është ajo) e bëni diskutimin të rezultojë shumë më produktiv.
Ndaj në vend që të lëshoni akuza të tipit “Vetëm një psikopate vjen edhe futet në shtëpinë e tjetrit kur s’ka njeri! Kur nuk mora policinë i lumtë!” provoni këtë: “Mamaja jote kishte ardhur sërish në shtëpi kur ne nuk ishim dhe më duket e frikshme. Më duket sikur ajo nuk e respekton faktin që është shtëpia jonë.” Ose në vend që të “Më ka ardhur në majë të hundës që mban përherë anën e saj.” provoni: “Kur më kthehesh kundra dhe nis e mbron mamanë tënde, ndihem sikur nuk më kupton fare.” Kjo do ta bëjë bashkëshortin të lërë pas zemërimin dhe t’ju dëgjojë seriozisht, madje do të ketë vërtet dëshirën e mirë për t’i rregulluar gjërat.
Filloni t’i praktikoni këto 3 strategji dhe pa e kuptuar, bashkëshortin do ta keni më shumë si aleatin tuaj sesa si kundërshtar. Është një fitore e garantuar!
Shkrimi në origjinal “How to Keep Your Mother- in- Law From Sabotaging Your Love Life” për Huffington Post u shkrua nga Deanna Brann, Ph. D, konsulente çiftesh.
Tani në fund, koha për test: Ç'nuse je për vjehrrën?