News

Nga Karta e Studentit te kurse anglishteje falas: Rama publikon vendimet e Këshillit të Ministrave

Nga Karta e Studentit te kurse anglishteje falas: Rama publikon vendimet e

Ditën e sotme, pas mbledhjes së qeverisë, kryeministri Edi Rama zbuloi vendimet e Këshillit të Ministrave në lidhje me kërkesat e studentëve. Rama deklaroi se këto vendime shkojnë përtej kërkesave të protestuesve.

"Së pari kemi miratuar katër VKM lidhur me kërkesën e parë për përcaktimin e kategorive të individëve që përfitojnë ulje të tarifës së studimit. Së dyti, për përcaktimin e kritereve për bursat për studentët e shkëlqyer. Së treti kemi ndryshuar VKM- në për kufirin maksimal të pagesës vjetore të shkollimit për studentët. Së katërti kemi ndryshuar një tjetër vendim për përcaktimin e kategorive të individëve për kriteret e pranimit. Kemi financim për studentët e verbër, tetraplegjikë dhe paraplegjikë si dhe ata që trajtohen me ndihmë ekonomike që do përfitojnë një bursë studimi prej 10 mijë lekësh të reja. Dua të theksoj se një bazë për të mbështetur dhe financuar tarifën ka qenë, por për shkak të devijimeve në këshillat bashkiakë është vendosur që kjo të bëhet direkt nga qeveria.”

Më tutje kryeministri vazhdoi:

"Së treti do i japim mundësi të barabartë të gjithë studentëve duke paguar 50% të tarifës së studimit për ata që paguanin 100% të studimeve. Pra të gjithë studentët do paguajnë 50% të tarifës. Vitin e ardhshëm akademik kush ka mesatare nën 6 do humbasë financimin nga qeveria. Vendimi hyn në fuqi menjëherë që do të thotë se në janar të gjitha këto detyrime i mbulon qeveria. Ana tjetër e kërkesës lidhet me konviktet. Aktualisht kemi 8 shoqëri për akomodimin e studentëve, marrin mbështetje buxhetore nga shteti dhe në të njëjtën kohë janë shoqëri që kanë nevojë për reformim të thellë për të cilën ne po punojmë. 3 mln dollarë shtesë për investime në infrastrukturën e konvikteve. Është negociuar dhe praktikisht kemi marrë miratimin në parim për një projekt me 27 mln euro që i shtohet edhe fazës së parë të projektit që ka filluar të zbatohet. Agjencia Turke e Investimeve ka ardhur dhe ka filluar edhe ajo punën në Qytetin Studenti dhe do të jetë pjesë e programit. Ka filluar gjithë procesi i bisedimeve me agjencitë mbështetëse ndërkombëtare dhe brenda këtij mandati të gjitha konviktet do jenë të rindërtuara. Çfarë u vendos sot, kam firmosur urdhrin e kryeministrit për ngritjen e grupit institucional që të hartojë modelin e një statuti për arsimin e lartë nga ku do nisë plotësimi i boshllëqeve të krijuara."

Nga Karta e Studentit te kurse anglishteje falas: Rama publikon vendimet e

Po kështu, gjatë konferencës për shtyp, Rama shtoi se:

"Kërkesa e katërt ka të bëjë me doktoraturat. Raportet e vlerësimit të doktoraturave janë detyrë e universitetit. Do të krijohet një arkivë dixhitale për doktoraturat. Kontroll kundër plagjiaturës si dhe kaloi projektligji që do të çelë konsultimin për kodin e sjelljes. Në konsultime mund të përfshihen të gjithë, do të jetë bazë e një procesi. Kërkesa e pestë lidhet me bordin e administrimit. Bordi përbehet nga 7 anëtarë, nga qeveria dhe Universiteti. Bordet kanë pasur një profil të ulët publik dhe roli i tyre nuk është kuptuar si duhet. Bordet e kanë përmirësuar menaxhimin financiar, por nuk kanë shkuar përtej një pike të përcaktuar dhe studentët shprehin shqetësim. Çfarë kemi vendosur sot? Do miratojmë VKM për përzgjedhjen e anëtarëve nga Ministria e Arsimit. Faktikisht të gjithë anëtarët aktualë janë de facto të shkarkuar dhe de juro janë ende aty deri në zgjidhjen e anëtarëve të rinj. Emërimet e reja do bëhen me proces të hapur në sytë e të gjithëve. Një prej antarëve përfaqësues nga Ministria do vijë nga studentët, pra jo studentë, por ata kanë të drejtë të propozojnë jo më pak se 3 kandidatura duke përfshirë edhe nga Ministria. Senatet janë të lira që të propozojnë një prej studentëve që janë anëtarë senati nëse duan. Pajisja e studentëve me kartën e studentit. Situata dihet, Shqipëria nuk ka traditë në shërbime të tilla. Ka qenë një premtim legjendar, të gjithë e kanë bërë. Nga shkurti i 2018- s kemi nisur një punë me Komisionin Europian, përfshirja e studentit në kartën europiane. Në nëntor 2018 kemi lidhur marrëveshjen dy palëshe, me qendrën e shërbimeve mësimore në Francë dhe po punojmë për përfshirjen e Shqipërisë në vende ku marrin kartë europiane studentore. Biblioteka me standarde Europiane: Kanë kërkuar edhe libra online shqip. Ambicia është përmirësimin i disa titujve akademikë dhe të çojmë drejt përfundimit atë që kemi nisur me libra me origjinë të padyshimtë për t’i çuar edhe ne universitet. Kemi vënë marsin si afat të fundit për vendosjen e bibliotekës digjitale. Anglishtja do të jetë një nga kushte që do të përcaktojë shumë gjëra në marrëdhënien tuaj me universitetin dhe me shtetit. Kjo do të vijë më vonë, sepse ne e kemi dhënë. Ne do të ofrojmë kurse anglishteje falas, pa pagesë. Anglishtja do të hyjë në kushte që do të marrë vëmendje nga shteti. Nuk jemi duke shkuar drejt vitit 1945, por 2025.”

Po kështu, kryeministri u shpreh që:

"Falë edhe dialogut të nisur me shumë vështirësi, të tjera pika janë shtuar. Paketa jonë për universiteti do të jetë 8 plus. Jam i bindur se dialogu do të vijojë. Deri tani kemi vendosur sot, që të gjitha vendet në administratës publike të jenë në dispozicion të studentëve më të mirë. Për punësimin e studentëve më të mirë, në administratë shtetërore, në shërbimin civil. Ligji është evropian, por për ta kapërcyer këtë ngërç dhe për t'u dhënë një mesazh të gjithëve dhe për të sprapsur një lëvizje. Ne do të bëjmë publike vende të lira, pa konkurs, por me meritat e tyre ne universitet. Ata që do të mbarojnë do mund ta zgjedhin vetë vendin. Shembull: 20 vendet e lira në ministrinë e Financave, zgjedhja do jetë nga lart poshtë. Sistemi do pak punë, por brenda 6 muajsh besoj do e arrijmë. Studentët ekselentë që kanë mbaruar jashtë janë të parët, të dytët janë ata që kanë mbaruar në vend dhe të tretët janë ato që kanë mbaruar në privat. Me studentët më të mirë do bëjmë gjënë e duhur duke goditur dinosaurët, të cilët janë ushqyer me administratën dhe janë rritur me ballkava meqë është edhe fundit i vitit"

Burimi: Balkanweb

REELS

@millennium.garden Christmas Market: hapësira perfekte për të kaluar kohë me miqtë, për t’u ndalur pas pune apo thjesht për të shijuar dhjetorin ashtu siç duhet. Pije të ngrohta për ditët e ftohta, street food për çdo shije, shtëpiza e ëmbëlsirave për pak ëmbëlsi dhe DJ gjatë fundjavave për ta mbajtur energjinë gjallë. 🎄🎶

Dhjetori është muaji i zgjedhjeve të bukura, i kombinimeve të reja dhe i garderobës që merr pak më shumë vëmendje. Te @paene.al , ky sezon vjen me rehati, elegancë dhe detaje që bëjnë diferencën, sepse çdo sezon meriton një fillim të bukur. 🤍

Good hair days just got better. 🩷 Bukuria e flokëve fillon nga cilësia. Hair Extensions nga @perfect.beautyzone janë të punuara me flokë natyral, të krijuara për të dhënë volum, gjatësi dhe një pamje që duket krejtësisht natyrale.

Artistja e njohur Elhaida Dani ka fituar rolin e Esmeraldes ne versionin italian te musicalit te famshem “Notre Dame de Paris” nga Riccardo Cocciante. Dani, ish-fituesja e edicionit te parë të “Voice of Italia” ka vite që performon në rolin e Esmeraldes (nga viti 2016), ne versionin francez, duke dhene shfaqje sold-out ne teatrot me te medha te botes nga Parisi ne Singapor. Si nje Esmeralda italiane, Elhaida do te performoje ne teatrot me te mira te Italise, duke perfshire edhe 4 netë ne Arena di Verona. “Notre Dame de Paris” eshte nga prodhimet e llojit “musical” me te famshem ne bote dhe ka nje cmim Guiness per hapjen me te suksesshme ndonjehere te nje musical. Prej 27 vjetesh, kjo shfaqje franceze e kompozuar nga Riccardo Cocciante dhe e shkruar nga Luc Plandomon, eshte vene ne skene mbi 5000 here dhe eshte pare nga me shume se 15 milion spektaktore.

Një fustan i bukur e ndryshon menjëherë ndjesinë e festave. ✨ Koleksioni festiv i @kraspiofficial vjen me deri në 50% ulje: i krijuar për netët që kërkojnë më shumë shkëlqim dhe prani. Një koleksion i menduar për ty që, sapo hyn në një dhomë, ndryshon energjinë e saj.

Është zhvilluar në Durrës Turneu Kombëtar i Basketbollit të Unifikuar 2025, një ditë plot plot pozitivitet,sport dhe momente frymezuese. Special Olympics Albania, me mbështetjen e Coca-Cola, solli në fushë mbi 150 sportistë që na kujtuan se sporti është për të gjithë. Një event që inspiroi, bashkoi dhe tregoi sa bukur është kur talenti dhe përfshirja shkojnë krah për krah. ❤️✨ #UnifiedSports #CocaColaBottlingShqipëria #SpecialOlympics #BasketballForAll

Lëkura jote meriton më të mirën dhe ky është momenti. ✨ Përfito 35% ulje në të gjitha injeksionet gjatë ofertës festive në Dermaluxe Clinic Tirana. Kujdes i avancuar dhe rezultate të sigurta. @dermaluxe_clinic_tirana ℹ️ Për më shumë informacion, shkoni në stories / highlights.

Ishte diss për nusen apo diçka e lezetshme për t’u përmendur? Po nusja po qesh nga sikleti apo e vlerësoi fjalimin e tij? Si e shihni ju këtë moment viral?

Shakira këndon me djemtë e saj në Buenos Aires

🚘 @auto.trego është një platformë moderne shqiptare për shit-blerje automjetesh, që ofron një përvojë të shpejtë dhe efektive ⬇️ ▪️ Publikimi i makinës është falas dhe procesi është shumë i thjeshtë. ▪️ Website me dizajn të pastër dhe filtra të avancuar kërkimi, që mundësojnë gjetjen e makinës sipas çmimit, vitit, markës dhe kilometrave. ▪️ Në platformë mund të krijoni profile, të shisni ose të ruani makinat e preferuara dhe të kontaktoni shitësit direkt. ▪️ Audienca është e fokusuar ekskluzivisht në tregun e automjeteve, duke garantuar blerës dhe shitës realë.

From the Student Card to free English courses: Rama publishes the decisions of the Council of Ministers

Nga Karta e Studentit te kurse anglishteje falas: Rama publikon vendimet e