‘Më pëlqejnë, puthjet përqafimet, shëtitjet dorë për dore, por jo seksi’

 Read in English

"Kur u ndava nga i dashuri im prej tre vitesh e gjysmë, u ndjeva tejet e lehtësuar se s’duhet të bëja më kurrë seks me të. Aty dyshova në isha aseksuale. M’u deshën dy vite, dy marrëdhënie të dështuara dhe goxha studim online për të kuptuar se dyshimet e mia ishin të vërteta.

Identifikohem si aseksuale hetero-romantike: Kam ndjenja romantike kundrejt seksit të kundërt, por nuk përjetoj tërheqje seksuale. Më pëlqejnë puthjet, përqafimet, shëtitjet dorë për dore, por këto janë veprime sensuale për mua, jo seksuale. Kam qenë gjithnjë e konfuzuar sepse na kanë mësuar që marrëdhëniet romantike përfundojnë automatikisht në seks, i cili më ka trembur gjithmonë.

Dy herët e fundit që kam dashuruar, kam shpresuar që diçka të ndryshonte. Por sapo flija me ta, dëshiroja të mos e bëja më kurrë. Ky siklet i thellë solli rrënimin e atyre marrëdhënieve: ndihesha në faj që po i zhgenjeja, por edhe u mbaja mëri që kërkonin seks prej meje.

Shumë pak njerëz e dinë për mua. Ekziston një stigma rreth aseksualitetit – që shtiremi si të qashtër, që s’kemi gjetur njeriun e duhur akoma, që s’kemi ndjenja – stigma që s’i përballoj dot në këtë moment.

Përtej gjërave që mendojnë të tjerët, dua që një ditë të jem lumturisht e lidhur: qoftë me një person tjetër aseksual ose me dikë që s’ka seksin prioritet.

Një ditë, dua që të martohem dhe të bëj fëmijë. Kam shumë dashuri për të dhënë dhe jeta s’është thjesht seks."

Shkruar nga një vajzë anonime për The Guardian

Artikuj të ngjashëm