2019-ta është afër që do të thotë festa të reja, kalendar i ri dhe me shumë mundësi, flokë të rinj. Një prerje që t’i bëjë flokët të duken super të shëndetshëm si fillim dhe më pas ngjyra. Si do t’i lyejmë këtë vit të ri? Hidhini një sy trendeve më poshtë!
Korali
Ngjyra koral është një nga trendet e këtij viti. Kjo nuancë e gjallë e kafes do t’ju bëjë të keni një pamje të ngrohtë dhe shumë të ëmbël.
Rrënjë të errëta
Një opsion shumë i mirë për bjondet janë rrënjët e errëta. Është gjithashtu një mundësi e mirë për të vonuar sa më shumë takimin tek parukierja.
Vishnje në të zezë
Flokët tuaj do të duken gjithnjë me shkëlqim dhe volum.
Bjonde në platin
Nuanca më e zbehtë e flokëve bjond. Do të dukeni njësoj si lepurushet në foto.
Portokalli
Nëse gjithçka doni është vëmendja, e dini ç’duhet të bëni.