Ç'tregon për ju gishti i madh i dorës?

 Read in English

Të gjithë e dimë që duart tregojnë shumë për ne. Forma e gishtërinjve,  vijat, madhësia, por në veçanti gishti i madh, që shpesh nuk konsiderohet as si gisht.

Ky gisht është unik sepse ka 2 falange në vend të 3 dhe kontrrollon aftësinë për të shkruar. Por çfarë tregon ai për ne? Hidhini një sy gishtit tuaj dhe zbuloni më poshtë:

Cila nga format e mëposhtëme ngjan me gishtin tuaj të madh?

Tipi A

Nëse gishti juaj i madh i përket llojit A, jeni njeri i balancuar që përpiqet të gjejë harmoni dhe paqe. Zakonisht, këta njerëz janë të mirë në mësimdhënie dhe komunikim. Njohuritë tuaja janë të provuara dhe njerëzit vdesin të marrin këshilla nga ju.

Tipi B

Nëse gishti juaj i madh është më i gjatë se i i dyti, jeni perfeksionist. Jeni i dhënë pas ideve tuaja dhe kurrë i kënaqur me detajet.  Për ju çdo gjë duhet të jetë perfekte dhe në vendin e saj. Njerëzit ju respektojnë për ndershmërinë dhe vendosmërinë që keni.

Tipi C

Nëse pjesa e poshtëme është më e gjerë se ajo sipër, tregon se jeni i fiksuar pas punës. Jeta s’para ju jep dyer të sigurta suksesi, por ju mund t’ja dilni të gjeni gjithnjë diçka të mirë. Njerëzit me këtë formë gishti janë të zgjuar dhe të besueshëm.  Në çdo ëndërr që keni përdorni inteligjencën.

Gishti i madh është elastik

Jeni më ekspresiv dhe emocional se kushdo tjetër. Mund të përshtateni me çdo ndryshim apo situatë që ju del para. Arti bën për ju!  Jeni kureshtarë dhe gjeni mënyra të lezetshme për të zgjidhur problemet.

Formë e drejtë gishti

Nëse keni një gisht të madh të drejtë, por jo fleksibël , i përkisni njerëzve që u pëlqen të dominojnë. Ti i mban premtimet dhe je i prirur të bësh zgjedhje që nuk të dëmtojnë.

Artikuj të ngjashëm