Kur pret baluke, kalon tre faza: Në fillim, të pëlqejnë shumë. Madje s’e koncepton dot jetën pa to. Ç’mrekulli e thjeshtë që janë baluket. Bekuar qoftë parukierja.
Faza e dytë, që përbëhet nga muaj të tërë të mbushur me urrejtje dhe dyshim. Pse ia bëre këtë vetes. Ti s’ke kohë të hash mëngjes, si do gjesh kohë të merresh me baluket pa gdhirë mirë?
Dhe në fund, pas disa muajsh të mundimshëm, të vjen sërish në majë të hundës dhe vendos t’i shkurtosh sërish. Cikli nis nga e para.
Sidoqoftë, ndonjëherë një ndryshim është i pashmangshëm. Ndoshta sapo je ndarë dhe ke nevojë të ndihesh mirë. Ndoshta je rritur si njeri dhe kërkon të dukesh ndryshe. Ndoshta të duhen ca foto që godasin për Instagram.
Frymëzohuni nga 15 fotot e mëposhtme dhe bëni zgjedhjen e duhur (ose gabimin më të madh të jetës suaj).