Ky fustan i rri më mirë Melania Trump-it sesa modeles në pasarelë

 Read in English

Pak javë pasi i shanë dekorimet e Shtëpisë së Bardhë dhe flokët çuditërisht biondë, Melania Trump u pushtua nga shpirti i festave gjatë Ballos Kongresionale të vitit 2018. Jemi këtu për të folur pak për fustanin që zgjodhi Zonja e Parë.

Melania zgjodhi një fustan të ngushtë pas trupit, me mëngë të gjata, dekoruar kokë e këmbë me temina të bardha. A mund të ishte më festiv se kaq? Ndoshta po të kishte një kokë dreri në gjoks.

Fustani i përket koleksionit të pranverë 2018 nga Céline – koleksioni i fundit dizenjuar nga drejtoresha kreative Phoebe Philo, para se frerët t’i kalonin Hedi Slimane, i cili hoqi theksin dhe që atëherë, Céline u bë Celine. Look-u u sfilua në Javën e Modës në Paris vjeshtën e shkuar.

Zonja e Parë ka veshur shpesh veshje nga koleksionet e sfilatave. Ky fustan reflekton filozofinë e Philo në Céline: formal dhe i rafinuar, i lirshëm dhe i thjeshtë.

Sipas Daily Mail, Melania foli shumë pak në fillim të ballos: “Mirëserdhët në Shtëpinë e Bardhë. Ju uroj një mbrëmje të këndshme. Gëzuar Krishtlindjet dhe Vitin e Ri.”

Artikuj të ngjashëm