KESHILLA PER BLERJET TUAJA
Flokët

Fiksimi i ri i vajzave janë flokët rozë dhe pikë!

17 Dhjetor 2018

Në fillim të dhjetorit, Khloe-n e pamë me flokë platin dhe menduam se askujt tjetër përveç saj nuk mund t’i shkojë kaq shumë ajo ngjyrë. Kjo, sepse nuk e kishim parë ende me flokë rozë.

Ngjyra platin  nuk zgjati shumë, Khloe u mërzit dhe vendosi t’i kthejë flokët në rozë. Siç mund ta shihni nga fotot, duket kaq ndryshe! Ndonëse kjo mund të jetë një pamje e përkohshme për të, mund të themi pa frikë se më të bukur se kaq s’e kishim parë kurrë.

Duket se ngjyra eksperimentimi i flokëve rozë është një nga gjërat që vajzat e klanit Kardashian- Jenner  dhe jo vetëm, e bëjnë me qejf.

Pak kohë më parë Kim dhe Kylie u shfaqen krejt papritur me flokë të lyera me këtë ngjyrë.

Emma Roberts vendosi të ndryshojë pamje e saj duke i besuar fuqisë së flokëve rozë...

Në fakt, nuanca e rozës së lehtë ka nisur të preferohet në masë nga vajzat.  Rreth një muaj më parë, Vesa Luma u shfaq me flokët ngjyrë rozë dhe ndonëse mezi e njohëm, këngëtarja diti si t’i përshtasë.

MOS I HUMBISNI