
Pete Davidson, aktor i SNL dhe ish i fejuari i Ariana Grande postoi një mesazh shqetësues në Instagram sot në mëngjes. Shkurtimisht pas postimit, ai fshiu llogarinë e tij në Instagram.
Në postim, Davidson shkruan: “Nuk dua të jetoj më. Po përpiqem shumë, por s’e di sa mund të rezistoj. Thjesht kam dashur të ndihmoj të tjerët. Kini parasysh që ju paralajmërova.”

Para se të fshinte Instagramin, fansa dhe ndjekës komentuan për të shprehur mbështetje. Disa e inkurajuan aktorin të mos dorëzohet.
Davidson është diagnostikuar me çrregullim të personalitetit dhe ka folur shpesh për vështirësitë e sëmundjes. Thuajse një orë para postimit shqetësues, ai lëvdoi Kanye West që flet shpesh dhe haptazi për shëndetin mendor.
Pete Davidson u nda nga Ariana Grande në mes të tetorit. Që atëherë, ka thënë se është ngacmuar deri në bullizëm në internet dhe s’ka për të vrarë veten “pavarësisht sa shumë e shtynjnë të tjerët.”
Sipas TMZ, policia e New York po kryen një kontroll mbi aktorin. Një sërë personazhesh të njohur postuan mesazhe në formë mbështetjeje për të. Machine Gun Kelly tha se do të gjendet pranë Pete sa më shpejt të mundet.
im in the plane now on the way to see Pete. gonna make sure he’s good, i promise. can’t have my boy in the darkness like that.
— colson (@machinegunkelly) December 15, 2018
Sipas Jon Cryer, SNL ka vendndodhjen e Pete dhe është shëndoshë e mirë.
Am hearing Pete Davidson is at SNL and accounted for.
— Jon Cryer (@MrJonCryer) December 15, 2018
We are thinking of you, Pete.
You are loved.
(And just a heads up, when you finally turn on your cell, it’s gonna go apeshit for a little while) https://t.co/erUaTcPSdw