Metropolitan

Partneri i përgjërohet publikisht Cardi-t për falje: 'S'bëra seks me të, po e argëtoja!'

Partneri i përgjërohet publikisht Cardi-t për falje:

Ne fillim të muajit dhjetor, Cardi B deklaroi publikisht se është ndarë nga partneri i saj, reperi Offset. Edhe pse Cardi tha që faji nuk është i askujt, por thjesht mbaroi dashuria,  sigurisht që nuk ndodhi kështu.

Fillimisht ishte reagimi i reperit që na bëri të mendojmë se është ai fajtori për ndarjen e dyshes, gjithçka është e qartë.

Pak orë më parë Offset  postoi në llogarinë e tij të Instagram-it një  video  ku shprehu dëshirën më të madhe që ka për ditëlindje. Të jetë me Cardi-n!

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 

F O R G I V E M E @iamcardib A L L I W A N T F O R M Y B D A Y

A post shared by OFFSET (@offsetyrn) on

“Po kalojmë shumë situata të vështira tani, shumë gjëra po thuhen në media. Dua të të kërkoj falje Cardi! Të kam vënë në siklet, të kam çmendur!”- dëgjohet të thotë reperi në video teksa përpiqet të mbajë lotët.

“Më fal për të gjitha. Më fal që të theva zemrën, më fal që theva premtimin tonë, premtimin e Zotit. Më fal që u tregova kaq egoist dhe shkatërrova gjithçka si bashkëshort. Po përpiqem të jem njeri më i mirë. Dua ta pastroj këtë nga ndërgjegjja ime. Më fal, Cardi! Të dua.”

Sigurisht, në videon e tij të përgjerimit, s’mund të mos përmendte as bebushen 5 muajshe të çiftit, duke thënë se do që Krishtlindjet t’i kalojë pranë saj.

Partneri i përgjërohet publikisht Cardi-t për falje:

“Dua të jem me ty për gjithë pjesën e mbetur të jetës sime.- vazhdoi ai. Më fal për çfarë të bëra. Unë nuk bëra seks me atë vajzë, thjesht po e argëtoja. A më kupton se çfarë po them? Uroj që të më falësh. Dëshira ime më e madhe në këtë ditëlindje është të të kem ty sërish.”

Ndërkohë, Cardi B me siguri ka dëgjuar për këtë super video përgjërimi, por asnjë reagim në lidhje me të deri më tani.

REELS

I mbani mend???

Çifti (influencues) janë bërë viralë së fundmi, pasi u kapën duke sajuar dhe përsëritur disa herë momentet e propozimit për martesë. Ajo që në fillim dukej si një moment plot emocione, doli të ishte e planifikuar dhe e përsëritur disa herë, vetëm që videoja të dilte “perfekte” për rrjetet sociale. Ndjekësit shprehën zhgënjim, duke thënë se asgjë nuk është siç duket në rrjete sociale.

U tha, u bë!

Në një video të bërë virale së fundmi nga Teherani, shihen një grup rok që performon në publik ndërsa burra dhe gra kërcejnë me njëri-tjetrin.

Kush është Kendall në lidhjen tuaj?

Ky është i vetmi reagim i saktë. Tag shoqes që nuk i ndahet toksikut që të zërë mend.

Si ju duken?

Thjesht një test 😼

I keni parë kostumet e reja nga Shop Class? Këtë sezon vijnë ndryshe dhe JO, nuk janë njësoj si gjithë të tjerët sepse koleksioni i ri “WEAR YOUR ENERGY’ me prerjet e veçanta, oversize, i shkojnë çdo trupi. Shto këtu detajin më IN të ‘Layers-ave’ dhe 5 ngjyrat i bëjnë ndryshe nga gjithçka që keni parë më parë. Për të vërtetuar çdo fjalë që është shkruar më sipër shkoni te @shopclassavonline dhe zgjidhni kostumin tuajin sepse vajzat që nuk duan të jenë si të tjerat, meritojnë CLASS.

Gjithmonë gati!

The partner publicly apologizes to Cardi for forgiveness: 'I did not have sex with her, I am entertaining!'

Partneri i përgjërohet publikisht Cardi-t për falje: