Sot, (14 dhjetor 2018) është një ditë e shënuar për Kosovën, pasi që nga kjo e premte vendi ka ushtrinë e saj. Kuvendi, miratoi 3 projektligjet që bëjnë të mundur transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në ushtri.
Miratimi u bë me shumicë votash e ndërsa seanca nisi me një minutë heshtje për të nderuar të gjithë ata që u vranë dhe sakrifikuan për lirinë dhe pavarësinë e vendit.
Kjo ngjarje ka emocionuar çdo qytetar shqiptar, por më shumë fëmijët dhe familjarët e atyre që humbën jetën gjatë luftës në Kosovë. Këngëtarja Leonora Jakupi është një ndër to dhe sot ajo kujton me krenari të atin e ndjerë.
Pak më parë në lnstastory-n e saj, Leonora postoi një fotot të babait të saj, Qazim Jakupit, i veshur me uniformë ushtarake mbi të cilën shkruante: “Babi, sot Kosova po bëhet me ushtri të re. Amaneti i dëshmorëve po realizohet!”
Pas plot 20 vitesh, eshtrat e të atit të saj u kthyen në vendlindje në shtator ashtu siç kryeministri Ramush Haradinaj i kishte premtuar këngëtares.