Ky brand ka bërë namin gjatë 2018-s dhe e kuptojmë pse

 Read in English

Google publikoi raportin e përvitshëm i cili nxjerr në pah veset dhe zakonet e përdoruesve, pra veset dhe zakonet tona, përgjatë 12 muajve të kaluar. Kur vjen puna te moda, rezultatet mund t’ju habisin pak. Lista e kërkimeve në modë për 2018 ka ndryshuar drastikisht duke nisur nga firmat luksoze parisiane e deri te firmat e përballueshme.

Brande të pakoha si Louis Vuitton, Gucci, Alexader McQueen dhe të tjerë u përfshinë në listë, por asnjëra nuk meritoi vendin e parë. Fashion Nova është firma e veshjeve më e kërkuar gjatë 2018-s. Vitin e shkuar ishin të katërtit në listë, ndërsa këtë vit ia kaluan Gucci, Supreme e të tjerë.

Cardi B solli në treg një koleksion në bashkëpunim me Fashion Nova, ndërsa kompania vetë zgjeroi katalogun duke ofruar edhe veshje për burra. Sigurisht, kopjimet e veshjeve të festës së ditëlindjes së Kylie-t patën rolin e tyre.

Pas Fashion Nova, listohen: Louis Vuitton, Versace, Givenchy, Gucci, Alexander McQueen, Dolce & Gabbama, Fashionphile, Dior, Moschino.

Artikuj të ngjashëm