Ditë e re, plagjiaturë e re. Taulant Muka, i cili është kthyer në një lloj figure të demaskimit të doktoraturave të vjedhura, publikoi pak orë më parë kërkimin e studentit Vladimir Kola, ku vihen re kopjimet e shumta të Ditjona Kules në tezën e saj të doktoraturës.
Ditjona Kule është vajza e Prof. Dr. Dhori Kule, dekan i Fakultetit të Ekonomisë, institucion në të cilin punon ajo. Udhëheqës i tezës në fjalë ka qenë Prof. Dr. Sulo Hadëri, i cili shërbente si dekan i FEUT në atë periudhë.
Në postimin në Facebook, Muka shkruan se “sharlatanët dekan/rektor nuk e njohin meritokracinë dhe vlerën akademike.”
“Vladimir Kola zbulon nëpërmjet internetit plagjiaturën e tezës së Doktoraturës së zonjës Ditjona Kule me titull ‘Ndikimi i Arsimit të Lartë në Rritjen Ekonomike: Rasti i Shqipërisë,' me udhëheqës shkencor Prof. Dr. Sulo Hadëri, e mbrojtur në vitin 2015, pranë Fakultetit të Ekonomisë, Universiteti i Tiranës.
Është për t’u theksuar se në këtë tezë Doktorature gjeni kopjime, jo vetëm në anglisht e të përkthyera në shqip, por gjeni edhe tekste të kopjuara nga dokumente në gjuhën shqipe, pa u cituar burimi origjial.
Gjithashtu, edhe përqindja e kopjuar, në këtë tezë Doktorature është shumë e lartë. Me sa kam llogaritur unë, është të paktën 1/3 e tekstit total të tezës.
Nga ana tjetër, dua të vë në dukje se, artikujt, tezat, raportet, etj., që janë të kopjuar në tekstin e tezës së Doktoraturës në fjalë, nuk janë cituar në faqen përkatëse, as nuk janë vendosur në fund të tezës, te ‘literatura’ e konsultuar (përveç studimit ‘Evidence About The Link Between Education, Poverty and Terrorism Among Palestinians,’ Claude Berrebi, 2003, të cilin e ka vendosur te lista e libra të konsultuar, por nuk e ka cituar). Pra, sikur të mos ishin lexuar fare si dokumente.
E riktheksoj, për çështje transparence, është e domosdoshme që të gjitha tezat e Doktoraturës të publikohen në internet.
Poshtë po vendos ca krahasime të teksteve dhe listën e dokumenteve (të shoqëruara me adresën e internetit ku mund t’i konsultoni dhe me faqet ku ato gjenden të kopjuara në tekstin e tezës) nga ku është kopjuar një pjesë e konsiderueshme e tezës së Doktoraturës në fjalë (meqë ka kopjime edhe në shqip, kam bërë krahasime shqip-shqip):
1. “Higher Eduction Expansion and Economic Growth in Japan and South Korea,” Eun Kyung Lee, 2012 (shih faqet 13, 37-46,91-92 të tezës)
2. “An Empirical Analysis of Higher Education and Economic Growth in West Virginia,” Saima Bashir, 2012 (shih faqet 13-14, 33-34, 19, 80-81, 139 të tezës)
3. “Public Education Expenditure and Economic Growth in Nigeria: 1970 – 2010,” Ese S. Urhie, 2013 (shih faqet 13-22 të tezës)
4. “Effects on Globalisation on Education and Culture,” S. Chinnammai, 2005, (shih faqet 56-60 të tezës)
5. “The Impact of Education on Economic Growth Theory, Findings, and Policy Implications,” Brian G. Dahlin (shih afqet 61-63 të tezës)
6. “The Relationship Between Graduates and Economic Growth Across Countries,” Dawn Holland, Iana Liadze, cinzia Rienzo dhe David Wilkinson, gusht 2013 (shih faqet 63-65 të tezës)
7. “Zhvillimi i Arsimit të Lartë në Periudhën 1991 – 2011,” publikuar në Open Data, më 28.02.2012 (shih faqet 74-76 të tezës)
8. “Prof. Dr. Remzi Altin: Universitetet shqiptare kanë nevojë për një ndryshim themelor të metodave të mësimdhënies,” 19 prill 2013 (shih faqet 77-78 dhe 132-133 të tezës)
9. “Edukimi për Karrierën: Libri i Mësuesit,” 2011 (shih faqet 78-80 të tezës)
10. “Raporti i parë për reformimin e arsimit të lartë dhe kërkimit shkencor,” janar – prill 2014 (shih faqet 87-89 të tezës)
11. “Ndikimi i Reformave Arsimore dhe Nivelit Arsimor në Normën e Papunësisë,” Elona Shehu (Shahini), (shih faqen 93 të tezës)
12. “The Development of HEdPERF: A New Measuring Instrument of Service Quality for the Higher Education Sector,” Firdaus Abdullah (shih faqet 105-106 të tezës)
13. “Evidence About the Link Between Education, Poverty and Terrorism Amon Palestinians,” Claude Berrebi, 2003 (shih faqet 109-111 të tezës)
14. “Intervista, Winfried Heusinger, ekspert gjerman nga CIM/GIZ, në Ministrinë e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë,” 25.06.2015 (shih faqet 113-114)
15. “Effects of Primary, Secondary and Tertiary Education on Economic Growth Evidence form Guatemala,” Josef L. Loening, 2005 (shih faqet 123-126 të tezës)
16. “Impact of Public Funding of Education on Economic Growth in Macedonia,” Abdylmenaf Bexheti dhe besime Mustafi, shkurt 2015 (shih faqen 126 të tezës)
17. “Corruption and Its Impact on Economic Growth: Is East Asia Special?” Nasrul Ali, 2008 (shih faqen 127)
18. “Facts About Determinants of Economic Growth,” Catanet Dan Nocolae (shih faqen 22)