Kompania e menaxhimit të fjalëkalimeve SplashData publikoi listën e përvitshme me 100 fjalëkalimet më të këqija bazuar në 5 milion fjalëkalime publikuar në internet. Më të këqinjtë e të këqinjve mbeten “123456” dhe “password”.
Ka disa ndryshime në listë këtë vit. Për shembull, “donald” është i 23-ti në listë, me shumë mundësi frymëzuar nga Presidenti Donald Trump.
Më poshtë, 25 fjalëkalimet më të përdorur dhe më pak të sigurtë të 2018-s. Nëse një prej fjalëkalimeve tuaja është në listë, ndërrojeni. Për të mirën tuaj e kemi.
1. 123456
2. password
3. 123456789
4. 12345678
5. 12345
6. 11111
7. 1234567
8. sunshine
9. qwerty
10. iloveyou
11. princess
12. admin
13. welcome
14. 666666
15. abc123
16. football
17. 123123
18. monkey
19. 654321
20. !@#$%^&*
21. charlie
22. aa123456
23. donald
24. password1
25. qwerty123
Nëse s’e gjetët fjalëkalimin tuaj këtu, mund ta gjeni në listën e plotë. Sërish, këshilla jonë mbetet e vlefshme. Ndërroni fjalëkalimin si në vijim:
Përdorni fjalëkalime me dymbëdhjetë karaktere të llojeve të ndryshme: shkronja, numra, shenja pikësimi.
Përdorni fjalëkalime të ndryshme për llogari të ndryshme.
Mbroni fjalëkalimet tuaja përmes një menaxheri fjalëkalimesh, gjeneroni fjalëkalime të rastësishme e të sigurta dhe bëni log in automatikisht.