Kristina Baki, modele prej kohësh, mendon se të ecurën e ka të lindur. Po të mos e kishte të ecurën, ç’do të bënte? Me siguri diçka në lidhje me shkencat politike, degë për të cilën përfundoi nivelin Bachelor, thjesht për hatër të prindërve. Në fillim të karrierës së saj, prindërit e saj nuk ishin tërësisht dakord me të qenit modele.
“Në fillim babi e ka pasur merak [modelingun]. Mundësisht, nuk më linte të dilja nga shtëpia,” thotë Kristina në “Wake Up". “Se e shihnin çunat?” pyet Isli.
“Po edhe kjo pjesë,” i kthehet ajo duke qeshur. “ Sidoqoftë, jam e ndjerë e lirë sepse kanë krijuar besim dhe kanë parë ç’rrugë zgjedh dhe çfarë gjërash bëj.”
Modelingu është thjesht një punë në fund të fundit. Zgjohesh në mëngjes, shkon në casting, kujdesesh për veten, modelon, pozon dhe sfilon. Shqetësimi për ~çunat~ duhet të jetë problem i të kaluarës