Mësohet se i ftuari special i edicionit të 57- të të Festivalit të Radio Televizionit Shqiptar do të jetë këngëtari shqiptar, Ermal Meta.
Kudo në media po qarkullon lajmi se fituesi i Sanremos dhe përfaqësuesi i Italisë në Eurovision do të interpretojë disa nga këngët e tij më në zë, në Festivalin e Këngës. Momentalisht Meta është i vetmi artist i zbuluar nga suprizat që rezervon festivali.
Edicioni i 57- të i Festivalit të Këngës do të mbahet më 20, 21 dh 22 dhjetor 2018 në Pallatin e Kongreseve.
Pak më parë, përmes një konference për shtyp, Radio Televizioni Shqiptar zbuloi edhe emrat e dy prezantuesve: Viktor Zhusti dhe aktorja e këngëtarja kanadeze me origjinë shqiptare, Ana Golja.