Përqafim arushi apo në formë A- je? Zbuloni më shumë rreth lidhjes suaj

 Read in English

Shpesh përgjigjen mund ta gjejmë te gjërat e vogla, te një puthje apo përqafim. Zbuloni te ky artikull diçka më shumë rreth marrëdhënies suaj në çift duke u bazuar askund tjetër veçse te përqafimet mes jush.

Përqafim valsi

Ky është pozicioni tipik që haset gjatë kërcimit vals. Nëse ju dhe partneri përqafoheni vazhdimisht në këtë mënyrë, kjo tregon se keni kontakt të fortë sysh, romanca është në ajër si dhe bashkëbisedimi i këndshëm po ashtu.

Përqafim i pabarabartë

Distanca në gjatësi nuk ju ndalon që t’i gjendeni pranë njëri- tjetrit. Një përqafim i tillë ju bën bashkë dhe rrit kiminë mes jush.

Përqafim nga pas

Përsoni që realizon përqafimin tregon ndjenja të thella dhe është kokë e këmbë i dashuruar. Ai është i gatshëm të marrë përgjegjësitë e duhura si dhe të sigurojë mbrojtjen e nevojshme për personin që përqafon.

Përqafimi zemër mbi zemër

Është përqafimi më romantik i mundshëm. Përgjithësisht është një përqafim i gjatë, ngushëllues apo mbështetës. Tepër i butë dhe intim!

Përkëdhelje

Ky është një tjetër tip përqafimi që ndodh mes dy njerëzve të dashuruar, që shpesh shoqërohet edhe me fjalë të ëmbla e përkëdhelëse.

Përqafim në formë A- je

Duket si një përqafim i ftohtë, por në fakt mund të fshehë një simpati apo dëshirë për diçka më shumë. Të përqafuarit mund të jenë duke shprehur nevojën apo mungesën e njëri- tjetrit.

Përqafim me një krah

Është një përqafim më i stepur se të tjerët dhe më pak i çiltër. Përsoni që realizon përqafimin zakonisht e paramendon veprimin dhe përpiqet të jetë sa më korrekt.

Përqafim arushi

Zjarri i pasionit dhe flakët e dashurisë janë në pikun e tyre. Burri ushqen ndjenja aq të forta sa nuk arrin t’i kontrollojë!

Artikuj të ngjashëm