Ditën e sotme, gjatë konferencës live në Facebook, ndër të tjera Edi Rama u pyet rreth ish- zv. Ministrit të Arsimit, Sportit dhe Rinisë, i cili denoncoi doktoraturat plagjiaturë të disa zyrtarëve dhe më pas u vetëlargua nga posti.
Kryeministri iu referua Mukës si një larvë politike që kërkoi veturë me shofer që në ditën e parë të punës. Fill pas deklaratës së Ramës ka ardhur edhe kundërpërgjigjja e Mukës. Përmes një statusi në Facebook të disa orëve më parë, Taulanti shkruan:
“#Nxirrdiplomen ju thashë, pse u nxehe kryeministër? Prisni edhe pak sa të mbaroj një takim mes shkencëtarësh, jo njerëzish pa diplomë, për të thënë disa të vërteta! Deri atëherë uroj të nxirrni diplomën, le ta dijë rinia e shpresës! Rinia sot është sovrani, unë atyre u bindem!”
Po kështu, ish- zv. ministri ka lajmëruar se sot, në orën 19:00 do të jetë Live në Facebook: