Vajza e Alban Skënderaj dhe Miriam Canit duket se e ka zgjedhur që tani ç’ëndërr do të ndjekë në të ardhmen. Ashtu si mami dhe babi, vogëlushja ka premisa të merret me muzikë dhe këtë na e tregoi vetë Miriami.
Pak më parë, këngëtarja postoi në llogarinë e saj të Instagram-it një foto dhe video në Instastory ku Ameli shfaqej e ulur në piano dhe jo vetëm.
Duke mësuar këngët për Krishtlindjet! Alban, po të presim me mall.”- shkruan Miriam Cani dhe siç duket vajzat e shtëpisë ndodhen në Gjermani, ku po presin t’i bashkohet Albani.
Në videon e postuar, Ameli, e cila pak ditë më parë festoi ditëlindjen e saj të 3-të dëgjohet duke kënduar me një tekst që siç thotë mami Miriam, e ka bërë vetë.
Përpos gjeneve, që bëjnë punën e tyre, vetëm duke imagjinuar sa shumë këndohet dhe luhet piano në shtëpinë e çiftit, nuk habitemi nëse e shohim shpejt në skenë të voglën Ameli.