
Beyonce, Arianna Huffington dhe Hillary Clinton mbërritën në shtetin indian të Rajasthan për të festuar dasmën e vajzës së burrit më të pasur në Indi.
Me dhjetëra avionë privatë zbarkuan në Udaipur në nder të dasmës së Isha Ambani dhe Anand Piramal.
Ambani, 27 vjeçe, është e bija e Mukesh Ambani, drejtuesi i Reliance Industries, burri më i pasur në Indi sipas Forbes. Të mërkurën, ajo do të martohet me Piramal, 33 vjeç. Festa nisi fundjavën e shkuar, me gosti, vallëzime, këngë, e rituale të tjera tradicionale.

Ambani u diplomua në Yale në vitin 2014 dhe që atëherë shërben në bordin e drejtorëve të dy kompanive që zotëron Reliance Industries.
Familja Clinton dhe familja Ambanis bashkëpunojnë prej më shumë se 18 vitesh dhe janë takuar disa herë, në Indi dhe tjetërkund në botë. Në mars të këtij viti, kur Hilary Clinton shkoi në Indi për të dhënë një fjalim në një konferencë në Mumbai, darkoi me familjen Ambanis në rezidencën e tyre me 27 kate – një prej shtëpive më të shtrenjta në botë.
Të tjerë të ftuar ishin manjati i çelikut, Lakshmi Mittal, James Murdoch, Priyanka Chopra dhe bashkëshorti i saj Nick Jonas.
Të ftuarit kanë shkarkuar një aplikacion i cili i orienton për sa i përket aktiviteteve të organizuara, ndër të cilët është dhe në koncert privat nga Beyonce.
#Beyonce turns up the heat at #IshaAmbani and #AnandPiramal’s pre-wedding celebrations. pic.twitter.com/HtjtGAmJLV
— Filmfare (@filmfare) December 9, 2018
Gjithë India ka ndjekur me vëmendje eventet para dasmës, përfshirë fejesën e çiftit në Villa D’Este në liqenin Como në Itali me më shumë se 600 të ftuar dhe një performancë nga John Legend.
Për t’iu përgjigjur titullit: shumë, shumë, shumë e pasur.
Burimi: The Guardian