
Ashtu siç kishte paralajmëruar, një nga surprizat e përvjetorit të 20-të të “Këngës Magjike” do të ishte performanca e Ardit Gjebreas si këngëtar.

Arditi u rikthye në skenë me këngën “Kur them ajo!”, një dedikim për nënën e tij të ndjerë dhe e gjithë salla u përlot bashkë me të.
“Kur humb dikë të shtrenjtë është e vështirë t’i fshish emrin dhe të thuash ajo. Për ty ma!”- u shpreh Gjebrea i cili nuk mundi t’i mbante lotët.

Dedikimi prekës i Arditit nuk ishte surpriza e vetme që hipnotizoi publikun pasi pas disa sekondash në skenë e shfaq Saimir Pirgu që me zërin e tij na mbajti pezull të gjithëve.

Kënga “Kur them ajo” u kompozua nga Flori Mumajesi me tekst të shkruar nga vetë Ardit Gjebrea.



